Si të pastrojmë organizmin gjatë pranverës - Arbëria News

Si të pastrojmë organizmin gjatë pranverës

Rekomandohen fruta të thata, approved brokoli, medications lulelakër, hudhër, lakër jeshile, artiçok.

Sinjali i parë që ju tregon se keni nevojë për detoksifikim është lodhja, tretja e dobët, përqëndrim i zvogëluar, probleme të lëkurës, dhimbje koke. Koha ideale e vitit për “spastrim të përgjithshëm të organizmit” është periudha pas dimrit. Rregulli bazë është gjithmonë “të freskëta dhe të shëndetshme” dhe për këtë arsye rekomandohet për të ngrënë fruta dhe perime të papërpunuara, drithëra dhe bishtajore, ushqime të përgatitur me vaj ulliri dhe lëng limoni.

Preferohet të konsumohen fruta të thata, brokoli, lulelakër, hudhër, artiçok si dhe lakër jeshile. Konsumoni drithëra dhe oriz ngjyrë kafe. Çaji i gjelbërt jo vetëm që pastron toksinat, por përmban edhe lloj të veçantë të antioksidantëve, i cili është i njohur për forcimin e funksionit të mëlçisë. Për të njejtin qëllim përdoret edhe çaji nga farat e lirit. Përgatitja bëhet duke derdhur 2 lugë fara liri në 250 ml ujë, i përzieni pak dhe e lini që të veprojë për një orë. Këtë lloj çaji e pimë në mëngjes përpara se të hamë ushqim.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 5 =