Skandal në sistemin arsimor. Nikolla po mbjell korrupsion dhe injorancë kudo... - Arbëria News

Skandal në sistemin arsimor. Nikolla po mbjell korrupsion dhe injorancë kudo…

Skandalet në sistemin arsimor shqiptar nuk kanë të ndalur, në krye të grupeve të punës dhe në poste kyçe emërohen njerëz të korruptuar.

Janë vetë punonjësit që denoncojnë këtë skandal të radhës së Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, e cila ka vendosur në një nga postet kyçe Plarent Ndrecën.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja postimi i Berishës:

Ndrikull Nikolla mbjellë kudo korrupsion, injorancë …!

Lexoni mesazhin e nëpunësit dixhital!

Ai denoncon emërimin e taksidarëve dhe tender-ndrikullave të saj në poste kyçe, dhe se si grupi i punës, me në krye konfidentin e saj, famozin Plarent Ndreca, zhgërryheshin në resorte turistike gjoja për hartimin e akteve nënligjore të ligjit për arsimin e lartë dhe ato sot e kësaj dite nuk janë hartuar! sb

“Përshendetje zëri i një populli që lëngon nga dhimbja e padrejtësive. Sot është zhvilluar komedia e rradhës në DAP, për trupën e nivelit të Plartë drejtues TND, ku cdo gjë është paracaktuar se kush do jete fitues edhe cfarë pozicionesh po i presin, ama ju mungon vetëm TND, sepse sherbesat dhe qokat janë mbyllur. Ministria Arsimit Sportit dhe Rinise quhet intitucioni me në krye ‘alfabetin e djallit’ e cila me djallëzite e saja kërkon të pozicionojë si drejtor të përgjithshëm dy shoqet dhe shërbyeset e saja. Zamira Gjini si drejtor i përgjithshëm P.Zh.A.S.R dhe Ejona Isufaj si drejtor i përghithshem Rr.P.A.S.R. Zamira Gjini duke i shërbyer ne te gjitha tenderat e parauniversitarit edhe atë të mobiljeve meqë ‘alfabeti djallit’ e ka shumë për zemër! Ejona Isufaj e cila në emer të ligjit është taksidarja e arsimit të lartë dhe krijuese e nje çoroditjeje të frikshme ne IAL. Dua të saktësoj diçka në lidhje me hartimin e akteve nënligjore të ligjit për arsimin e lartê, rreth dy vite me.parë u ngriten urdhrat me grupet e punës per nxjerrjen e akteve me ne krye krye juristin plarent ndrecen , shpenzimet me taksat e taksapaguesve u bene ama vetem per aktet joooo por shijuan 4 ditë ne Vlorë dhe 4 ditë dhe netë në Pogradec, aktet as sot nuk dolën. Lutem që KLSh të auditoi me seriozitet të madh këtë maskaradë e cila na rëndon të gjithëve sespe pasojat janë të pranishme në çdo familje.Faleminderit”

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × three =