Skandal/ Se heqin dot nga puna se është kumbara e Braçes dhe motra e kryetarit të bashkisë së Divjakës - Arbëria News

Skandal/ Se heqin dot nga puna se është kumbara e Braçes dhe motra e kryetarit të bashkisë së Divjakës

12366312_1689363731342437_1230636410785121111_n

Myslim Murrizi, prostate kryetari i PD në Lushnjë ka denoncuar shkeljen ligjore të bërë nga Drejtoria e Arsimore e këtij  qyteti.

Sipas dokumentave  të publikuara nga z. Murrizi, rezulton se znj.Mellanije Rrudha e datëlindjes 19 05 1955 që edhe pse sipas ligjit duhet të kishte dalë në pension maksimalisht dy muaj pas datës që ka mbushur 60 vjeç, por  ajo vazhdon të jap mësim.

Lidhja e saj familjare me deputetin Braçe dhe  duke qenë se është motra  e kryetarit të bashkisë së Divjakës ka bërë që askush të mos ta heqi nga puna.

“Tek fotot e meposhteme kam publikuar emrin me nr 826 i zj Mellanije Rrudha e datelindjes 19 05 1955 qe edhe pse sipas ligjit duhet te kishte dale ne pension maksimalja dy muaj pas dates qe ka mbushur 60 vjeçe. Por, vazhdon te jete drejtoreshe e gjimnazit te Divjakes sepse eshte motra e kryetarit te bashkise Divjake Fredi Kokoneshit dhe ka per kumbar zogun deputet Braçe”- Shprehet Murrizi.

Gjithashtu, ai denoncon  faktin se shumë të rinj që janë të pajisur me diploma për arsye të afërta me këtë rast nuk arrijnë të gjejnë punë dhe largohen  jashtë vendit.

1620711_1689363734675770_3637169782426994865_n

Ja Fjala e plotë e Myslim Murrizit:  

Tek fotot e meposhteme kam publikuar emrin me nr 826 i zj Mellanije Rrudha e datelindjes 19 05 1955 qe edhe pse sipas ligjit duhet te kishte dale ne pension maksimalja dy muaj pas dates qe ka mbushur 60 vjeçe. Por, vazhdon te jete drejtoreshe e gjimnazit te Divjakes sepse eshte motra e kryetarit te bashkise Divjake Fredi Kokoneshit dhe ka per kumbar zogun deputet Braçe. Drejtori i zyres arsimore Lushnje nuk mundet ta zevendesoj sepse kjo zonje e ka emrin ne bllokun e famshem te ish drejtoreshes arsimore Lushnje qe sot gjendet ne burg te rrekomanduar nga deputeti braçe me date 17 01 2014 me nr 15 ne renditje ne foton nr dy. Te rinjt e ketij vendi marin rruget e kurbetit edhe pse me diploma ne dore dhe pensionistet familjare te kastes se pushtetit nuk leshojne karrigen edhe kur kane mbi 6 muaj te dale ne pension. Kjo eshte rilindja ky eshte shteti kjo eshte qeveria qe qeveris sot Shqiptaret. Kur je familjare i pushtetareve rri ne karrige derisa te duash vete dhe kur nuk ke lidhje me familjet e pushtetit duhet te maresh rruget e kurbetit.

Arbëria News

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five − 3 =