Skandali/ “Shqipëria publikon të dhëna të agjentëve sekretë” - Arbëria News

Skandali/ “Shqipëria publikon të dhëna të agjentëve sekretë”

“Shqipëria vend anëtar i NATO-s po publikon informacione të ndjeshme në lidhje me operatorët e tij më të lartë të inteligjencës në internet, duke dhënë detaje mbi identitetit të tyre, automjeteve, roleve operacionale, lëvizjeve të udhëtimit dhe zakoneve të përditshme në dispozicion të publikut , duke krijuar një të çarë potencialisht të rrezikshme që mund të ketë pasoja ndërkombëtare.” Kështu shkruhet në një artikull të “Independet” te publikuar diten e sotme.

Në artikull thuhet se të dhënat e pagave dhe të shpenzimeve të publikuara në tabelat në faqen e internetit të Ministrisë së Financave të Shqipërisë tregojnë një thesar të hollësishëm detajesh mbi Shërbimin Informativ Shtetëror, duke përfshirë vendndodhjet e zyrave në terren si edhe teknikët dhe mekanikët që përdorin.

Të dhënat tregojnë emrat dhe numrat e kartave kombëtare të identifikimit të agjentëve në shërbim, të njohur në nivel lokal dhe në komunitetin e inteligjencës si SHISH, që veprojnë brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë dy poste të ndjeshme në selinë e NATO-s në Bruksel. Fletët e tabelave tregojnë emrat, pozicionet, pagat dhe shpenzimet e së paku tetë operatorëve kryesorë shqiptarë – disa që punojnë nën shërbimin diplomatik – në Belgjikë, Greqi, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Serbi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Independent” shkruan se nuk i ka zbuluar emrat apo detajet e tjera identifikuese për të parandaluar pasoja ndaj informatorëve të nivelit të ulët apo tëtjerëve që kanë lidhje me operativët e agjencisë. Zyrtarë të SHISH, të vënë para fakteve në një takim në kafene pranë zyrave të SHISH, e pranojnë natyrën sensitive të infomacionit.

“Parimisht çdo gjë në lidhje me agjencinë tonë duhet të jetë e fshehur, por duhet të ndjekim të gjitha këto rregulla dhe rregullore”, tha një zyrtar i SHISH. “Rregullat dhe rregulloret nuk na lejojnë të shpenzojmë paratë pa e raportuar.”

Profesionistë të zbulimit dhe sigurisë mbetën të shtangur nga ky zbulim, i cili mund t’i lërë agjentët në pozicione sensitive të pambrojtur nga mbikëqyrja apo shantazhi i organizmave të inteligjencës apo kriminelët që synojnë të infiltrojnë në aleancën perëndimore.

“Duke hyrë në sistemin shqiptar ata mund të hyjnë në sistemin e NATO-s”, tha Xhemal Gjunkshi, deputet i opozitës në parlamentin shqiptar, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe ish Gjeneral-Major në ushtri.
“Nis të tërheqësh një fije e përfundon në Bruksel apo Londër apo në zyrën e një komandanti suprem në SHBA”.
Një ish-operativ terreni i CIA-s, familjar me SHISH, e përshkruan atë si llojin e katastrofës burokratike që të rrezikon jetën.
“Administratori mund të të dreqosë fare po nuk ishe i vëmendshëm”, tha ai për The Independent, duke preferuar anonimatin, pasi vazhdon të punojë me çështje të ndjeshme sigurie.
“Buxhetin mund ta publikosh online. Por të nxjerrës emrat dhe detajet e tjera të agjentëve, kjo është çmenduri”.

Një zëdhënës i NATO-s me bazë në Bruksel u përgjigj në një e-mail se nuk mund të komentojë për çështje të inteligjencës.
Ne perundim “Indipendent” shkruan se SHISH është organizata pasuese e Sigurimit, shërbimi famëkeq i spiunazhit të kohës komuniste, i cili infiltroi çdo aspekt të jetës personale të shqiptarëve gjatë diktaturës për katër dekada e gjysmë./BW/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + nine =