Skënderbeu-Partizani, “luftë” për mesfushorin e kombëtares - Arbëria News

Skënderbeu-Partizani, “luftë” për mesfushorin e kombëtares

Odise Roshi është një objektiv i arritshëm për skuadrat e elitës në kampionatin tonë. Duke parë hapësirat e pakta të tij në rradhët e Rijekës, look por edhe faktin e rritjes së nivelit të Skënderbeut apo ndonjë skuadre tjetër, nuk është tabu rikthimi i fierakut në kampionatin tonë. Zërat janë të shumtë për një afrim të tij në rradhët e Skënderbeut. Nuk do të dukej dicka e paarritshme, plus që largimi i Berishës ende nuk është plotësuar. Lojtarët e afruar deri tani s’kanë bindur. Roshi ka ende karrierë përpara dhe nëse afrohet tek Skënderbeu padyshim me anë të performancave në kupat e Europës do të ketë një mundësi të mirë të rikthehet në qendër të vëmendjes.

Problem qëndron fakti se moralisht një trajner kombëtareje, qoftë De Biasi, apo dikush tjetër, sado që nuk e thot haptazi, në mendjen e tij e paragjykon një lojtar të kampionatit tonë. Ky është një faktor shumë i rëndësishëm për Roshin për të mos luajtur në kampionatin tonë. Megjithë modestin e kampionatit tonë, Skënderbeu nuk është hapa pas Rijekës, arritjet e tregojnë dicka të tillë, pasi skuadrën kroate se kemi parë të shkëlqejë ndonjëherë në arenën Europiane. As në Kroaci s’po arrinë të bëjë diferencën si në kampionat edhe në kupën e këtij shteti.
Ndërkohë që në merkaton e kaluar emri i Odise Roshit është përfolur në rradhët e të kuqve, të cilët nuk preferojnë të ngelin pas në interesimin e tyre për Roshin. Duket se gara do të vazhdoj jo vetëm për titullin kampion midis dy skuadrave rivale, por një titull më vete do të jetë edhe merkato verore, e cila sipas parashikimeve, pritet të jetë shumë e nxehtë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − 6 =