Sot 75-vjetori i lindjes së Robert Ndrenikës: Ja shtatë deklaratat më të bujshme të artistit

Urimet më të shumta sot do të jenë për njërin prej aktorëve më të shquar të skenës dhe ekranit, “Nderit të Kombit” Robert Ndrenika. Familjarë, kolegë, miq edhe shokë, politikanë dhe personalite do t’ia urojnë përvjetorin aktorit të madh. Me siguri ,do ketë përshëndetje e urime edhe nga strukturat shtetëore, sepse Robert Ndrenika është, pa dyshim, një nga aktorët më të mëdhenj të kohëve moderne dhe zor se do të ketë ndokush që do të mund t’ia zërë vendin. Ky personalitet i rëndësishëm i shekullit tonë gëzon respektin dhe dashurinë e një populli të tërë, anembanë botës.

Robert Ndrenika u lind në Tiranë, më 10 janar 1942. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte “Aleksander Moisiu”, ku paralelisht ka niterpretuar disa role nga dramaturgjia jonë dhe e huaj. Nga viti 1964, deri më 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974  dha nëj kontribut si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe ne vitin 1988 titulli “Artist i Popullit” dhe ën vitin 2012 “Nder i Kombit”, me motivacionin: “Personalitetit të shquar të kulturës kombëtare, artistit të madh e të dashur për publikun, i cili i ka dhëne dhe i jep teatrit dhe kinemasë shqiptare vlera të papërsëritshme me rolet që realizoi me mjeshtëri, origjinalitet dhe me frymë thellësisht kombëtare, duke dhënë njëherazi një kontribut të qenësishëm në shkollën shqiptare të aktrimit”.  Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe ne Festivalin e Tretë të Filmit Shqiptar (1979), për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936” etj. Eshtë fat i madh për aktorin dhe për ne që ky përvjetor e gjen në skenë dhe në ekran, me shfaqje të reja teatroe dhe premiera filmike. Përveç urimeve, le ta falënderojmë mjeshtrin Ndrenika ehde për emocionet, kënaqësinë dhe artin që na ka falur për një gjysmë shekulli. “360grade.al”

Ja gjashtë deklaratat më të bujshme të artistit:

  1. “Në fillim kisha aktorë të preferuar, por me kalimin e kohës doja vetëm të bëhesha vetvetja. Po të mundohesh të kopjosh, nuk bën përpara. Duhet të gjesh veten tënde në art”.
  2. “Në këtë histori që lidhet me rolin tim të Prefektit, mua më vjen keq dhe më duhet t’u kërkoj falje dy personave: gruas dhe djalit të Qazim Mulletit. Që të dy ata panë një kalvar të padrejtë vuajtjesh dhe padrejtësish nëpër internimet”.
  3. “Kam besuar gjithnjë që një aktor popullor e përmbush komunikimin e tij me publikun më së miri nëpërmjet shfaqjes në skenën e teatrit dhe në ekranet e kinemasë apo të televizionit. Shfaqjet e shumta të tjera në median vizive dhe atë të shkruar sinqerisht më janë dukur të tepërta”.
  4. “Pak rëndësi ka nëse është vend i vogël apo i madh. Një vend i madh, mbase do të ofronte një famë më të madhe; Shqipëria është vërtet një vend i vogël, por është vendi im. Është padyshim një sadisfaksion shumë i madh që njerëzit e popullit tënd që flasin gjuhën tënde, të ndjekin, të njohin dhe të vlerësojnë”.
  5. “Tirana, padyshim, është një qytet shumë i dashur për mua. Qyteti ku kam lindur e jam rritur. Do të ishte mirë të kishte më shumë hapësira e gjelbërim sepse ka zona të mbingarkuara, por sidoqoftë mbetet Tirana jonë”.
  6. “Kam qenë i rrethuar nga mamaja, motra, gruaja dhe dy vajzat e mia, si dhe mbesa ime e dashur Ana. Këto janë gratë e jetës sime”.
  7. “Nëse ndodh që godina e Teatrit Kombëtar të shembet, unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 6 =