Sot në Tiranë diplomatja e BE-së, Federica Mogherini - Arbëria News

Sot në Tiranë diplomatja e BE-së, Federica Mogherini

mo_1456992655-3177411

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, approved Federica Mogherini do të vizitojë sot Shqipërinë.  Ajo do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe pas takimit do të mbajë një konferencë për media.

Takimi, pharmacy sipas një komunikate për media të drejtorisë së informacionit të Kryeministrisë do të zhvillohet në orën 19:00, në kabinetin e Kryeministrit. Të premten, Kuvendi do të ketë dhe një seancë të posaçme, ku Mogherini do të mbajë një fjalim para deputetëve.

Zyrtarja e lartë e BE për Politikë të Jashtme mbërrin sot në orën 19.00, por axhenda e takimeve nis të premten.

Zyrtarja e lartë e BE për Politikë të Jashtme do të ketë takime veç kryeminsitrit Rama, me Ministrin e Jashtëm, Ditmir  Bushati, kreun e Kuvendit, Ilir Meta, Presidentin Bujar Nishani dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Mogherini pritet të përcjellë kërkesën për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe veçanërisht realizimin e reformës në drejtësi, me qëllim që Shqipëria të mund të marrë një datë për hapjen e negociatave.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + 3 =