SPAK/ Kreu i Krimeve të Rënda zbulon emrat e 5 deputetëve që do merren të pandehur - Arbëria News

SPAK/ Kreu i Krimeve të Rënda zbulon emrat e 5 deputetëve që do merren të pandehur

5 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë presin të merren të pandehur për korrupsion dhe akuza të rënda penale, por për fatin e tyre do të vendos Gjykata e Lartë.

E thënë më thjeshtë, është Gjykata e Krimeve të Rënda e cila për kompetencë lëndore ka dosjet e 10 deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të marr të pandehur, por, me ndryshimet kushtetuese, këto dosje do të shqyrtohen nga organet më të reja që pritet të ngrihen me reformimin e sistemit.

Tom Doshi, Alfred Peza, Astrit Veliaj, Edi Paloka, dhe disa ish funksionarë të lartë shtetërorë, janë në dosjet e para që pritet t’i kalojnë për kompetencë organit më të ri, të emërtuar si SPAK.

Kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni thotë se çështjet janë delikate. Por me kalimin e tyre në një gjykatë të zakonshme deri në ngritjen e gjykatës së posaçme antikorrupsion, me to nuk do të luhet.

SPAK pritet të nis punën me disa nga dosjet që kanë të bëjnë me statusin e veçantë të të pandehurit.

Flitet se vendimi do të merret nga Gjykata e Lartë brenda një jave dhe nëse këto dosje do të jenë kompetencë e SPAK, atëherë ato pritet të delegohen në gjykatat e zakonshme.

Reforma në drejtësi nuk mbetet e vetmja sfidë për gjyqësorin. Vettingu mbetet një tjetër çështje e cila pritet të bëjë kurbanet e parë edhe brenda sistemit gjyqësor.

A do e kalojnë vettingun gjyqtarët e krimeve të rënda…? Simoni thotë se shpreson që po. Ai pranon që mbi gjyqësorin po ushtrohet presion, por, sipas tij, përgjegjësia mbi vendimin e marr është tek e fundit individuale.

Gjykata e Krimeve të Rënda, shqyrton çështje të mëdha që lidhen me krimin e organizuar, korrupsionin trafiqet dhe terrorizmin, por me ndryshimet e fundit kushtetuese, kjo gjykatë do të marr një tjetër emërtesë, duke u shndërruar në gjykatën antikorrupsion. /CNA.al

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 2 =