Spartak Ngjela: Prokurorja e përkohshme zhbllokon reformën - Arbëria News

Spartak Ngjela: Prokurorja e përkohshme zhbllokon reformën

Ambasadori Lu pasi kërcënoi dje Bashën, duke ia bërë të qartë Saliut forcën e Shteteve të Bashkuara; sot takoi Prokuroren e Përgjithshme.

l.
Sigurisht, në të dy rastet ai ka paraqitur forcën e Shteteve të Bashkuara, por, ndërsa Bashës i kujtoi që këtë forcë e ka kundër nëse vepron sërish siç veproi të hënën që kaloi; Prokuroren e garantoi se këtë forcë e ka në shërbimin e saj për të vendosur ligjin antikorrupsion në Shqipëri.

Shqiptarët tani janë në prag të shpëtimit të tyre. Dhe kjo duket te çrregullimi mendor i të gjithë të korruptuarve; që u bënë grup në sallën e Parlamentit.

Kurrë mos mendoni se ishin të trembur nga Prokurorja; jo, janë të trembur nga Uashingtoni, por nuk flasin dot kundër.

Po, shihni si janë bërë edhe ca gazetarë antiamerikanët që operojnë pa njohur asnjë gjykim. Por ja që gjykimet janë vetëm dymbëdhjetë; pa i njohur, sigurisht që të tradhëton mllefi.

ll.
Edhe tabori i Saliut e pa tani që nuk është Rama pas prokurores Marku, por Uashingtoni. Dhe Saliu do jetë në hall me ta. Pikërisht për këtë është i mërzitur; se nuk del dot kundër politikës amerikane.

I mërzitur është; por Saliu tani po e fyen me mllef Ramën pikërisht se përse ky ua la në dorë amerikanëve akuzën shqiptare. Hajde Sali, hajde!

Tani Saliu është mat: si me SPAK si pa SPAK, ai është i djegur.
Po Rama?
Nuk u angazhua dot në bllokimin e zgjedhjes së Prokurores. Siç duket është trembur nga rruga e Ruçit në Uashington.

Tani fusha antikorruosion u hap. Për fillimin e goditjes penale të korrupsionit; një herë për një herë mjafton edhe reformim i Prokurorisë aktuale, e cila për korrupsionin e lartë është edhe më e rrezikshme.

lll.
Ja çfarë po ndodh.
Shumë shpejt, paralel me reformën e prokurorisë aktuale nga Prokurorja Marku, Vetingu që ka filluar; spastron të gjithë gjyqtarët e korruptuar që janë në marrëveshje me korrupsionin e lartë shtetëror.
Pra, në një krah prokurorët e ndershëm hetojnë politikën e lartë të korruptuar, domethënë Peshqit e Mëdhenj; në krahun tjetër mbaron pastrimi i gjykatës; dhe të gjithë të akuzuarit, “Peshqit e Mëdhenj”, dalin në gjyq.
Por, gjithashtu, edhe familjarët hajdutë të peshqve të mëdhenj. Edhe klientela e tregut – të gjithë bashkëpunëtorët e korrupsionit të lartë shtetëror që kanë punuar për vjedhjen që iu është bërë shqiptarëve.

lV.
Në fakt politika amerikanë ka shkëlqyer në shkatërrimin e kësaj bande; sepse, korrupsioni i bashkuar për të bllokuar Reformën në Drejtësi, ra nga shiu në breshër.

Është lojë e bukur; në fakt ky ka qenë superioriteti i politikës anglosaksone, që ka ditur të luajë me dy apo tre plane, dhe me masa sigurie.

Ja cilët janë dy planet e kësaj politikë: në një krah politika amerikane siguroi Reformën në Drejtësi me marrjen e kushtetutës së Shqipërisë; por, në anën tjetër, pa u ndier, e garantoi suksesin kur parashikoi me ligj Prokurorin e Përkohshëm, nëse politika do të bllokonte Reformën procedurialisht.
Bllokimi i Reformës u zhvleftësua me Prokurorin e Përkohshëm.

Shumë e bukur, për trutharët e politikës sonë, që, pasi vodhën, menduan të shisnin Shqipërinë.

Tani rrini të qetë të shihni fundin e babëzisë së korrupsionit antishqiptar.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + 9 =