“S’pushonte së qari”, nëna rreh për vdekje djalin 3 vjeç

“Nuk pushonte së qari, bënte shumë naze, e rraha se doja të kuptonte”. Ky është rrëfimi shokues i nënës që vrau fëmijën vetëm 3 vjeçar, duke e lënë të vdekur për shkak të dhunës që ushtroi mbi të.

Mediat italiane raportojnë sot mbi të rejat e fundit nga hetimi për ngjarjen e ndodhur në mes të janarit, kur një fëmijë vetëm 3 vjec e 8 muaj arriti i vdekur në poliklinikën e Modenas.

Alarmin e dha vetë gruaja, një moldave, e cila ishte në shoqërinë e një shqiptari, që raportohet të ketë qenë partneri i saj.

Sipas policisë, shqiptari po hetohet lidhur me ngjarjen, nëse ka qenë edhe ai që ka vënë dorë mbi fëmijën.

Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por sipas policisë ai nuk është i panjohur për karabinierët, pasi ka akzua për shfrytëzim prostitucioni.

Ka qenë vetë nëna që pasi e rrahu për vdekjen foshnjën e vet njoftoi urgjencën duke i kërkuar ndihmë, pasi fëmija nuk po reagonte.

Gruaja, një 27 vjecare moldave ka pranuar se e ka rrahur fëmijën, me një dëshmi që ka lënë pa fjalë hetuesit. ”E rraha se bënte shumë kapricio. Doja vetëm të pushonte e të mos qante më por nuk mendova se do vdiste”- ka thënë ajo.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + 3 =