Statistikat, rritja e punësimit ecën si 'breshka ' - Arbëria News

Statistikat, rritja e punësimit ecën si ‘breshka ‘

Punësimi në institucionet shtetërore të shtetit për vitin 2018  kanë një rritje shumë të vogël. Sipas të dhënave, raportohet se janë punësuar rreth 81 753 persona, ndërsa krahasuar me vitin 2017,  numri i të punësuarve  është rritur vetëm me 40 punonjës.

“Institucionet me numrin më të madh të të punësuarve për vitin 2018 janë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vetëm Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë zë rreth 38% të numrit total të të punësuarve buxhetorë për vitin 2018”- shkruan Open.date.alNga ana tjetër numrin më të vogël të të punësuarve e mban Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit me 6 anëtarë të punësuar, të cilët trajtohen me paga nga buxheti i shtetit.

Të dhënat e publikuara  për punësimi dhe institucionet shtetërore

Publikohen të dhënat në lidhje me numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore për vitin 2018.Të dhënat janë marrë nga tabelat shoqëruese të ligjit për buxhetin e shtetit 2018. Institucionet Buxhetore janë ministritë, drejtoritë në vartësi të drejtpërdrejtë apo institucionet e pavarura dhe ato kushtetuese. Pagat e tyre mbulohen nga Buxheti i Shtetit.

Në vitin 2018, sipas ligjit nr.109/2017 për buxhetin e shtetit, në institucionet buxhetore të Republikës së Shqipërisë do të jenë të punësuar 81 753 (tetëdhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre) punonjës. Krahasuar me vitin 2017, për totalin kemi një rritje me vetëm 40 punonjës.

Institucionet me numrin më të madh të të punësuarve për vitin 2018 janë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vetëm Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë zë rreth 38% të numrit total të të punësuarve buxhetorë për vitin 2018.Nga ana tjetër, institucioni me më pak të punësuar është Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit me 6 anëtarë. Kjo shifër ka mbetur e pandryshuar edhe nga vitet e kaluara.

Në vitin 2018, do të kemi 5 ministri më pak se në vitin 2017, kjo si shkak i shkrirjes së këtyre ministrive dhe bashkimi me ministri të tjera. Në vitin 2017 kishim 16 ministri, ku së bashku me të punësuarit në Kryeministri, bënin një numër total prej 75 996 punonjësish. Këtu flitet për aparatet e ministrive dhe institucione të vartësisë nga ministritë. Në vitin 2018 do të kemi 11 ministri dhe po ashtu aparatin kryeministror. Kjo përbën një numër total prej 75 654 punonjësish.

Shkrija e këtyre ministrive ka ulur numrin e të punësuarve në ministri me 248 punonjës.Vetëm kryeministria nga 244 punonjës që ka pasur një vit më parë, në 2018 parashikon të ketë 150. Më shumë se shkurtime pozicionesh këto janë zhvendosje e personelit. Po ashtu edhe kryeministria ka një tkurrje me 94 punonjës në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017. Në total në vitin 2018 do të kemi një tkurrje me 342 punonjës në aparatin e organigramat e ministrive dhe kryeministrisë. Një pjesë e shkurtimeve reflektohen në zhvendosjen e punonjësve të sektorit të teknologjisë së informacionit drejt AKSHI-t. Kjo vlen së bashku me  institucionet e vartësisë.Në institucionet e tjera jo ministri, do të kemi të punësuar 6 099 punonjës për vitin 2018. Në krahasim me vitin 2017, kemi 382 punonjës më shumë në vitin 2018. Pothuajse të gjithë institucionet e tjera jo ministri kanë të njëjtin numër punonjësish ose kanë rritje të këtij numri. Përjashtim bën Autoriteti Shtetëror Gjeohapsinor (ASIG) që ka një tkurrje me 2 punonjës.

Shtimin më të madh të numrit të punonjësve në institucionet e tjera jo ministri kanë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia për Hapje, Dialog dhe Bashkëqeverisje, Kontrolli Lartë i Shtetit, Agjencia Telegrafike Shqiptare, Instituti Statistikës, Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi dokumentet ish-sigurimit dhe Presidenca.Në vitin 2018, sipas parashikimeve buxhetor na rezulton se krijohen disa institucione të reja. Kështu buxhetohen për herë të parë tre Institucione të Sistemit të Drejtësisë: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  me 50 punonjës, Kolegji i Posaçëm i Apelimit me 37 punonjës, Komisioneri Publik me 26 punonjës dhe Institucione të tjera si: Qendra kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit dhe Agjencia për Diasporën. Institucione të tjera të drejtësisë nuk kanë patur ndryshime të theksuara, përjashto Gjykatën Kushtetuese me një shtesë prej 10 pozicione punësh.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × two =