Stilime të thjeshta flokësh, për një pamje sa me verore dhe të freskët - Arbëria News

Stilime të thjeshta flokësh, për një pamje sa me verore dhe të freskët

Kur është shumë nxehtë për të lëvizur – lëni anash tharësen e flokëve, clinic kaçurrelat apo drejtuesin e flokëve – është koha të bëheni kreative.

Me vetëm disa përdredhje flokësh apo gërsheta dhe një kapëse, mund të ngjisni tharjen natyrale të flokëve, në nivel elegance.

Giannandrea i ka dhënë Chrissy Teigen, një bishtalec të lartë dhe rëndë, për Golden Globes 2015.

Duke i nxjerrë disa fije flokësh në fytyrën e Erin Heatherton, stilisti Jennifer Yepez e ka ruajtur dukjen moderne.

Stilisti Josue Perez i ka përfshirë flokët e Dianna Agron, në një nyje të butë dhe të çrregullt.

Për një prezantim në Javën e Modës në Paris, Yepez i ka krijuar Jessica Stam, bishtaleca të fortë, në të dy anët e kokës, e më pas ato i ka vënë në një spirale, në fund të qafës.

Yepse i ka ndarë në mes flokët e Constance Jablonsi, e më pas i ka lëshuar ato anash, deri në anën e majtë dhe i ka krijuar një gërshet të vogël, që e ka kapur me kapëse.

Kylee Heath i ka mbledhur lehtas flokët e Elizabeth Banks në formë kurore, e më pas i ka mbledhur në të dy anët në mënyrë shumë të lirshme, pasi t’i kapë në një bishtalec në mënyrë të çrregullt, prapa kokës së aktores.

Gërshetat zig-zage të Lily James, sipër bishtalecit të shprishur, i dhanë asaj një pamje të thjeshtë por bindëse.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − eleven =