Stoke City pret 'PO' nga Xherdan Shaqiri : drejt fundit aventura tek Inter - Arbëria News

Stoke City pret ‘PO’ nga Xherdan Shaqiri : drejt fundit aventura tek Inter

Pak muaj për Xherdan Shaqirin tek Inter i cili në Serie A nuk gjeti shumë shkëlqim për t’u ringritur në nivelet e Basel apo Bayern. Zgjidhjen e problemit mund t’ia ofrojë Stoke City. Ekipi i Premier League po mendon të formoj një ekip të fortë rivalizues për në kampionat dhe sytë i hedh tek ‘asi’ shqiptaro-zvicerian  Xherdan Shaqiri.

Shifrat e transferimit rrotullohen tek 17 milionë euro sipas gianlucadimarzio.com duke sqaruar se Inter e ka pranuar ofertë duke shlyer kështu 14 milionë eurot e tjera të detyruara Bayern Munchen . Kujtojmë se Shaqiri kaloi tek Inter nga Bayern në formën e huazimit me detyrim blerjeje.

Ekipi anglez i Stoke pasi ka bindur drejtuesit e Inter pret përgjigjen e Shaqirit teksa ka nisur bisedimet dhe me përfaqësuesit e tij ligjor duke diskutuar mbi shifrat që do të mund të ketë Xherdani në Angli.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × one =