STOP DHUNËS NDAJ GRAVE - Arbëria News

STOP DHUNËS NDAJ GRAVE

Majlinda Cano

 

Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një nga shkeljet sistematike të të drejtave të tyre. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave, mbi 750 mijë gra dhe vajza janë viktima të dhunës në familje. Për shumë gra, realiteti është krejt i ndryshëm nga ëndra e tyre për një martesë ideale. Bashkëshortët e dhunshëm janë imponues në marrjen e vendimeve familjare, ndërkohë që gratë duan t’i mbajnë në shtëpi të kujdesen për fëmijët dhe t’u binden atyre. Dhuna ndaj grave, ndonëse është shkelja më e përhapur e të drejtave të njeriut në botë, vazhdon të jetë më pak e vlerësuara. Dhuna është gjithashtu një problem i thellë shëndesor që ka pasoja vdekjen dhe plagosjen, cënon mirëqënien e grave dhe shkatërron dinjitetin dhe vetëvlerësimin e tyre. Abuzimi ndaj grave në Shqipëri ekziston dhe është diçka që shoqëria me ritme të ngadalta po fillon ta njohë dhe ta pranojë. Dhuna është një fenomen paralizues për familjen dhe shoqërinë shqiptare. Ajo është trajtuar më shumë si një problem individual, i cili i përket vetëm anëtarëve të familjes dhe jo shoqërisë. Dhuna kundër grave shpesh herë është toleruar dhe kurrë nuk ka qenë konsideruar dhe trajtuar si një abuzim i të drejtave të njeriut, të grave dhe vajzave, duke përfshirë të drejtat e tyre mbi sigurinë, lirinë e fjalës dhe integritetit fizik dhe mendor. Një dhunë e tillë ka qenë gjithmonë e justifikuar për shkak të traditës apo “mentalitetit” shqiptar edhe nga ana e qeverisë dhe organeve gjyqësore. Gratë shqiptare që kanë krijuar nje bazë jetese në Greqi kanë fituar disi të drejtat e tyre, por kemi ende shumë gra të cilat vështirësohen të integrohen. Organizata Jeta dega Selanik konkretisht Departamenti i të Drejtave të Gruas me përfaqësuese Majlinda Cano, Manushaqe Ballhysa dhe Alketa Manellari ju bëjnë thirrje të gjitha grave që në heshtje përjetojnë dhunën dhe nuk guxojnë ta denoncojnë atë; pranë nesh do gjejnë mbështetjen për tu informuar për të drejtat e tyre dhe me informacione rreth ndihmës që ofrojnë punonjësit social ose vullnetarë. Në komunikim me disa organe u informuam që çdo grua shqiptare që iu drejtohet ka mbështetje të menjëhershme psikologjike dhe sociale, juridike, qëndra shëndetësore si edhe strehim ku ndihen plotësisht të sigurta dhe në fshehtësi të plotë. Çdo gjë ofrohet FALAS. Qëllimi i këtij shërbimi është forcimi dhe vetërespektimi i gruas për të fituar të drejtat e barabarta mes gjinive. KONTAKTONI në linjën telefonike 15900, një shërbim mbarëkombëtar që u mundëson grave viktima për të komunikuar drejtpërdrejt, dhe tu ofrohet ndihma e menjëherëshme në raste urgjente e cila është 24 orē, 365 ditë. Gratë duhet të ngrenë zërin për t’i dhënë fund kulturës së të heshturit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − 1 =