Studentët ironizojnë kryeministrin Rama: Fjetëm tek konvikti 3D - Arbëria News

Studentët ironizojnë kryeministrin Rama: Fjetëm tek konvikti 3D

Studentë të universiteteve publike janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e të gjithë kërkesave të tyre. Mësimi është bojkotuar në të gjitha fakultetet teksa nuk mungojnë as pankartat.

Me brohoritje në kor, ata qëndrojnë para Ministrisë së Arsimit, ndërsa vëmendje kanë tërhequr edhe pankartat që mbajnë në duar dhe mesazhet që kanë zgjedhur të përcojnë përmes tyre.

Studentët e mjekësisë, përmes një pankarte simbolike thonë se universiteti kushton sa një veshkë. Ndërsa përmes nje tjetër pankarte ata kanë ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për investime në konviktet e fakulteteve.

“Mbrëmë fjeta në konviktin 3D të inxhinierisë”, thuhet në një prej pankartave. “Çdo njeri është fajtor për të mirat që s’ka bërë”, thuhet në një tjetër pankartë.

/MAPO/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five − 4 =