Studimi: Shqiptarët, më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani - Arbëria News

Studimi: Shqiptarët, më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani

Qendra Shkencore për Hulumtime Shoqërore në Berlin ka bërë një zbulim befasues për sa i përket shqiptarëve që duan të punojnë në këtë vend. Studimi i qendrës WZB ka bërë me dije se shqiptarët janë ndër më të diskriminuarit në tregun gjerman të punës. WZB krijoi disa aplikantë fiktivë për vende pune, të gjithë nënshtetas gjermanë, të rritur dhe të shkolluar në shkollat gjermane, duke pasur si diferencë të vetme ndërmjet tyre origjinën e prindërve. Revista gjermane “Der Spiegel” raporton se “6 mijë aplikime fiktive u dërguan në vende të shpallura për 8 profesione të ndryshme, e të dhënat u analizuan në bazë të reagimeve apo mosreagimeve”. Shqiptarët rezultuan më të diskriminuarit, ndërsa kandidatët me prindër gjermanë morën përgjigje positive në 60% të rasteve. Nga ana tjetër, 51% e aplikantëve me prindër jogjermanë morën përgjigje pozitivite. Interesant është fakti se pati një grup me më shumë sukses se vetë gjermanët, të cilët ishin aplikantët me origjinë spanjolle. Ata morën reagime pozitive në 73% të rasteve.s

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + five =