Suksesi i Sheshit “Skënderbej”, kalon kufijtë

Sheshi “Skënderbej” është përzgjedhur si një nga projektet më të mirë, siç është Bienalja e Çikagos duke kaluar kufijtë e Tiranës dhe të Shqipërisë. Kjo përzgjedhje u konfirmua nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

“Aktiviteti më i rëndësishëm i arkitekturës dhe i urbanistikës periodik është “Bienalja e Çikagos”, ku ne jemi përzgjedhur. Zakonisht shtetet përfaqësohen me pavijonet e tyre, por shpesh herë zgjidhen për një pavijon specifik për një gjetje, një krijim, një vepër që provokon debat dhe konsiderohet unik nga ana e arkitekturës dhe impakti që ka pasur. Në ditët e para të hapjes së Sheshit “Skënderbej”, ne jemi zgjedhur për të pasur një pavijon të Sheshit “Skënderbej” është shprehur Veliaj.

Mësohet se Bienalja e Arkitekturës së Çikagos është një nga evenimentet më prestigjioze në Amerikë, por edhe në botë, në fushën e arkitekturës.

/ArbëriaNews

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + twelve =