Sulmi i SHBA në Siri, Mediu: Kundër Asad, por të ngrihemi edhe ndaj atyre që e mbështesin - Arbëria News

Sulmi i SHBA në Siri, Mediu: Kundër Asad, por të ngrihemi edhe ndaj atyre që e mbështesin

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar pas sulmit të SHBA-së, Francës dhe Britanisë, kundër Sirisë.

Me një shënim në Facebook, Mediu shpreh mbështetjen për këtë sulm, por bën edhe thirrje kundër ndikimeve ruse në Ballkan dhe në Shqipërisë.

Ja çfarë shkruan Fatmir Mediu në Facebook:

Te nderuar miq

Sulmi I SHBA, UK dhe Francës kundër regjimit të Asad është padyshim rikthimi në Mbrojtje të njerëzve të pafajshëm të shtypur dhe dhunuar jo vetëm në Siri, por edhe në gjithë vendet e tjera.

Sulmi kimik i regjimit të Asad ndaj popullit të vet me armë kimike është jo vetëm një akt ç’njerëzor, por dhe një tregues se regjime të tilla nuk ndalen para asgjëje. Prandaj kjo situatë duhet të ngrejë në këmbë gjithë njerëzimin kundër Asad, por dhe atyre që e mbështesin, ky koalicion i së keqes është një kërcënim që po i afrohet edhe Ballkanit.

Kjo situate duhet të na hapë sytë pa qenë tepër vonë.

Më shumë se deklaratat mbështetëse sot vlen një reflektim përgjegjësish përballë shqiptarëve dhe interesit kombëtar, jo vetëm për shkak se Rusia, por dhe aleatë të vjetër e të rinj që po shtrinë të keqen dhe konfliktet në Ballkan

/Syri.net/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + thirteen =