Taksat e makinave, sa do jetë kamata për çdo muaj vonesë - Arbëria News

Taksat e makinave, sa do jetë kamata për çdo muaj vonesë

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Arben Isaraj ka paralajmëruar rikonstruktim të shërbimeve dhe gjithë drejtorëve në qarqe.

“Së shpejti ne do i japim fund njëherë e përgjithmonë mungesës së profesionistëve në sportelet e shërbimeve si dhe do të forcojmë në maksimum kërkesën e llogarisë për të gjithë punonjësit tanë”, është shprehur Isaraj.

Por Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit ka publikuar formulën e taksës së makinave, afatet e pagesës dhe penalitet në rast shkelej afatesh.

“Taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 12,5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koeficienti llogaritet sipas vjetërsisë së mjetit. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit”, thuhet në formulë, shkruan ‘gsh’.

Më tej bëhet e ditur se e ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit.

“Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit”, nënvizohet më tej.

Pavarësisht nga pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrimi në masën 70 000 lekë për regjistrim të çdo makine luksoze dhe taksë e përvitshme në masën 21 000 lekë çdo vit. Taksa e përvitshme për automjetet luksoze është e vlefshme për 365 ditë. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. /noa.al/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 3 =