Tatimet mbyllin fondacionin "Down Syndrome Albania" - Arbëria News

Tatimet mbyllin fondacionin “Down Syndrome Albania”

Drejtoria Tatimore duket se kësaj here e ka tepruar disi duke mbyllur aktivitetin e fondacionit “Down Syndrome Albania”.

Ky fondacion vepron në Shqipëri prej 6 vitesh duke i ardhur në ndihmë fëmijëve të prekur nga sindroma down.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtoreshës Emanuela Pepkola Zaimi e cila tepër e indinjuar, e quan të turpshëm aktin e ndërmarrë nga drejtoria e Tatimeve.

REAGIMI I PLOTË:

Prej 6 vitesh, me se tepermi jam munduar te siguroj transparence per organizaten qe kam ngritur me shume mund. Transparenca mbi aktivitetet, fondet e mbledhura jo pak here me eshte kthyer ne bumerang.

Shume mendojne qe ne kemi fonde shume, dhe qe mbeshtetjen e kemi te garantuar. T’i vesh nje shirit te tille nje “charity house” te nje fondacioni qe me falni per modestine, eshte model, eshte e turpshme. Sapo me keni hedhur ne toke nje mund e nje imazh qe mezi e kam ngritur ne kurriz jo pak here dhe te femijeve te mi.

Ne jemi organizata qe deklarojme cdo punonjes me pagen reale se s’jemi vonuar as nje dite ne pagese te sigurimeve. Ne jemi organizata qe ne faqe te internetit ka bilancet e cdo viti, nje bilanc te vetem jo dy e tre. Biznesi i madh nuk e ben kete, ne e bejme. E me qe e bejme na vihet nje shirit per hetim tatimor.

Do flas si plakat tani “Ju kam lene zotin” #naehiqnishiritin #naofendon #nadhemb Po mbledhim fonde per sherbimet e femijeve tane, ato sherbime qe TI SHTET nuk i ofron e as nuk duket se ke ne plan t’i ofrosh.

Image

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − 7 =