Të mirat e ngrënies së shpretkave të gjalla të dhisë - Arbëria News

Të mirat e ngrënies së shpretkave të gjalla të dhisë

Nga Justin Parmenter (Shqipëri 1995-1997)

Dje shkova në Kutal, një fshat këtu pranë, me mikun tim Ali. Aty u ulëm për ca kohë me një mikun e tij, teksa kthyem disa gota raki dhe folëm për dhitë. Janë kafshë të vogla dhe të lezetshme. Shumë herë më të pastra se delet dhe, megjithëse mund të duket fjalë e cuditshme për t’i përshkruar, shumë më intelektuale. I dua kafshët dhe më dhemb kur shikoj mënyrën se si trajtohen ndonjëherë këtu. Por, cuditërisht, ndaja të njëjtin mendim me shqiptarët për dhitë, si dicka luksi. Në fund të fundit, 1 Maji ndodh vetëm një herë në vit. Ajo dhia e vogël e zezë që mora pas me vete në Përmet ishte Dom Perignon për Alin, nëse më kuptoni.

Kur u kthyem në Përmet, gjetëm një kasap që e mori përsipër. Nuk duhet dhe nuk dua të shkoj në detaje, por cfarë pasoi më ringjalli kujtimet e biologjisë së klasës së shtatë në të cilën luanim duke bërë si kirurgë.

Jam i sigurt që e keni hasur këtë mentalitet në shumë zona të këtij vendi: shqiptarët i shikojnë amerikanët si “më të përparuar” në shumë aspekte të jetës. Për shembull, ata dinë që ne jemi mësuar me shërbime në shtëpi, me vakte TV-je, të blejmë hamburger të mbështjellë në plastmas. Por, unë mendoj se shumë nga shqiptarët me të cilët jetoj dhe punoj e shikojnë si një lloj dobësie dhe presin që unë të befasohem nga natyra më e egër e jetës shqiptare. Gjatë vitit të fundit kam vënë re se më pëlqen ta kundershtoj gjithmonë e më shpesh këtë këndvështrim. Më pëlqen kur u tregoj miqve të mi të rinj se, megjithëse amerikanët janë të mësuar më shumë me atë që mund të quhet si një lloj jetese “më e zhvilluar”, ky amerikan ka ende një sens aktiv aventure.

Një turmë spektatorësh u mblodh të shikonte teksa dhia po shkonte të takonte krijuesin: nuk është se ka shumë gjërta të tjera për të bërë në Përmet në një të shtunë pasdite. Masa ishte varur nga këmbët në degët e një peme dhe të brendshmet ishin hequr për t’u përdorur për supë. Papritmas, për habinë time, miku im Fatmiri futi dorën brenda dhisë ende të ngrohtë, këputi një organ, dhe e futi në gojë. Ai më shpjegoi se shpretka është shumë e mirë për gjakun, mbi të gjitha kur hahet e freskët. Duke bërë gjysmë shaka, ai më pyeti nëse do më pëlqente të haja shpretkën e dhisë tjetër. Të pranishmit qeshën, duke pritur që amerikani të tmerrohej nga ideja. Teksa kasapi po punonte, fenomeni i lartpërmendur më kaloi përpara syve: jeta e rehatshme amerikane kundër realitetit të egër të shtëpisë sime të re. Dhe, kur momenti i të vërtetës erdhi, e kapa shpretkën, e futa në gojë dhe u përpoqa të mos mendoja për atë që po bëja.

Nuk do të gënjej. Sigurisht që do të preferoja një Chicken McNugget përpara një shpretke të gjallë dhie. Por, kur më në fund e detyrova veten ta gëlltisja dhe u ktheva për t’i treguar audiencës së habitur gojën time bosh, buzëqeshjet në fytyrat e tyre më vërtetuan se kisha marrë vendimin e drejtë. U kisha treguar se, megjithëse amerikan, unë isha një prej tyre.

 

Justin Parmenter shërbeu si vullnetar në Shqipëri në vitet 1995-1997. Ai dha mësim në Stamboll dhe në White Mountain Apache Reservation në Arizona, përpara se të vendosej në Charlotte, North Carolina tek shkolla e gjuhëve të huaja Waddell Language Academy. Në vitin 2016 ishte finalist për titullin “Mësuesi i vitit” në kompeticionin e Charlotte Mecklenburg Schools. Mund të kontaktohet në Twitter @JustinParmenter.

 

 

Marrë nga http://peacecorpsworldwide.org/on-the-merits-of-eating-raw-goat-spleens-justin-parmenter/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 − 1 =