Të ushqesh Opinionin Publik me llum kafeje…mjaft me rrena! - Arbëria News

Të ushqesh Opinionin Publik me llum kafeje…mjaft me rrena!

 Nga Erlis Hereni

Të ushqesh Opinionin Publik me llum kafeje, duke përfituar “Pa dija Juridike” nuk tregon trimëri, përkundrazi tregon vogëlsi mendimi juridik dhe politik.

Është bërë temë dite, krahas të tjerave, edhe fati i Prokurorit të Përgjithshëm (mbarimi i mandatit, zëvendësimi etj); madje, në shumë kronika, studio televizive, debate institucionale tentohet të mbarset qytetaria me idenë se Prokurori i Përgjithshëm ka në dorë Fatet e Çështjeve më të nxehta të këtyre kohëve!

Kjo presupozon që “kapja politike” e Prokurorit të Përgjithshëm do të minonte mbarë hetimet!

FARSË që mban erë fasule të djegura!

Ndoshta me ligjin e vjetër për Prokurorinë, kur kreu aktual i Prokurorisë së Përgjithshme u zgjodh në detyrë (viti 2012), kjo frikë ekzistonte, pasi:

– Prokuroria ishte një Institucion i Centralizuar (dmth Prokurori më i lartë “bënte si mendonte” me cështjet e Prokurorëve më të ulët në hierarki)

– Prokurori i Përgjishëm mbante atributet e Politikës Organike të Institucionit (dmth caktonte, transferonte prokurorët apo ndëshkonte apo i ngrinë në detyrë “si t’ia thoshe rradakja e vet)

SOT pas miratimit të Ligjit të Ri për Prokurorinë në kuadër të Reformës në Drejtësi, këto dy atribute prej ZOT i Institucional tanimë i ka Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ( i cili nuk është ngritur ende)

Pra….

TANI KLP ndëshkon apo promovon Prokurorët gjatë karrierës dhe JO Prokurori i Përgjithshëm!

TANI Prokurori i Çështjes është ZOT i çështjes dhe asnjë Epror nuk mund t’i ndërhyjë!

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + twenty =