Tekstet shkollore/ PD: Të jepen falas nga klasa e parë deri në të nëntën - Arbëria News

Tekstet shkollore/ PD: Të jepen falas nga klasa e parë deri në të nëntën

Partia Demokratike i është rikthyer sërish çështjes së teksteve shkollore, të cilat sipas përfaqësuesve të kësaj force politike, duket të jepen falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Dy ditë më parë, Grupi Parlamentar i PD ka depozituar në Kuvend amendamentin që parashikon tekstet shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

“Shpenzimet për tekstet shkollore dhe ato ndihmëse të nxënësve në arsimin publik, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, mbulohen plotësisht nga buxheti i shtetit”, ky është propozimi i depozituar në Kuvend, nga Partia Demokratike, me 30 tetor.

Tekstet shkollore të paguara nga shteti ka qenë një propozim i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej kohësh.

“Qeveria vazhdimisht ka refuzuar ta marrë në konsideratë. Shumë vende të rajonit e kanë këtë model, si dhe një pjesë e madhe e vendeve të BE. Tekstet falas për nxënësit, do të ishin një ndihmesë për familjet e varfra shqiptare, që kanë një prej shpenzimeve më të mëdha të vitit blerjen e librave për fëmijët”, u shpreh Basha.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + ten =