Tencione dhe dhunë mes tifozëve në Laç, mes të plagosurve dhe një futbollist - Arbëria News

Tencione dhe dhunë mes tifozëve në Laç, mes të plagosurve dhe një futbollist

Sfida mes Laçit dhe Kukësit ka pasur tensione mjaft të larta në fushë të cilat janë pasuar edhe nga tifozeritë në përfundim të saj.

Edhe gjatë ndeshjes kishte disa episode ku lojtarët e Kukësit u goditën me sende të forta. Por jashtë stadiumit, pas përfundimit të ndeshjes tifozët vendas kanë sulmuar kuksianët me sende të forta duke lenë të lënduar.

Mes të lënduarve ka qenë edhe mbrojtësi i majtë Albi Alla i cili ka marrë një goditje në kokë.

Grupet kanë goditur njëra-tjetrën me sende të forta, dhe raportohet se ka të lënduar nga të dy tifozeritë. Kujtojmë që edhe gjatë ndeshjes, dy futbollistë të Kukësit, Idrizi dhe Kale, u goditën dy herë nga tifozët vendas, me çakmak dhe sende të tjera të forta.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 5 =