Tetë filmat më të mirë të vitit 2016-të

Gazeta anaerikane “Wall Streat Journal” ka nxjerre nje artikullduke listuar 8 filmat me te mire dhe te vleresuar te vitit 2016.

Nga filmi i zhanrit perëndimor “Hell or High Water” me regjisor David Mackenzie, pharmacy e deri tek filmi i animuar “Zootopia” i regjisorit Byron Howard, visit janë tetë filma që “Wall Street Journal” ka përzgjedhur në listën e tyre, order raporton Insajderi.

American Honey

Filmi i Andrea Arnoldit ndjek rrugën e një adoleshenteje endacake, Stara (Sasha Lane), teksa ajo i shkon pas një ekipi të shitjeve të revistave, dhe e gjen vetën një vend me shumë festa dhe pa ligje teksa bashkohet me një grup të rinjsh.

Hell or High Water

Ky është një film tipik ‘western’, pasi edhe zhvillohet në perëndim të Amerikës në Teksas dhe fokusohet në jetën e dy vëllezërve të cilët plaçkitnin bankat e vogla të qytetit. Më shumë se kaq, përkundër karakteristikave të filmit të drejtuar nga David Mackenzie, është modeli i një filmi modern që tejkalon kufijtë e zhanrin të tij.

Loving

Historia e Richard dhe Mildred Loving, një çift i dy racave (një djali të bardhë dhe një vajze me ngjyrë), të cilët sfiduan arrestimin e tyre nga autoritetet e Virxhinias për shkak të ligjit për martesat e përziera. E gjitha kjo dërgoi ata në një betejë ligjore që do të përfundonte në Gjykatën e Lartë.

Manchester By The Sea

Pauli është duke u përgatitur të largohet nga Taxhikistani, duke menduar përsëri për vitet e tij të adoleshencës. Është një dramë e Arnaud Desplechin dhe me performacen debutuese të aktores së re Lou Roy-Lecollinet, filimi është vlerësuar shumë mirë edhe nga kritikët e fushës.

Toni Erdmann

Një komedi gjermane mund të tingëllojë si një oksimoron – edhe pse vetëm për ata që nuk e njohin kinemanë gjermane – por filmi i Maren Ade e tregon të kundërtën. Filmi tregon ngjarjen e një babai që kërkon të lidhet me vajzën e tij adoleshente.

Zootopia

Një film i zhanrit argëtues, “Zootopia” shënon një hap tjetër në ringjalljen e filmave të animuara në Hollywood. Zootopia qyteti i ëndrrave për çdo kafshë. Aty ku e pamundura është e mundur. Xhudi një lepurushe kërkon të plotësoje ëndrrën e saj të behet police, por gjatë rrugëtimit te saj has shume dilema dhe probleme.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 5 =