Tevez: "Barca dhe Messi janë të frikshëm,por ne do të jemi perfektë" - Arbëria News

Tevez: “Barca dhe Messi janë të frikshëm,por ne do të jemi perfektë”

Ndeshjen e radhës dhe të fundit në kampionat, abortion Juventusi e ka me Veronën, sales por e gjithë vëmendja në konferencën për shtyp të Allegrit shkoi te finalja e Championsit me Barcelonën.

“Eshtë e vështirë të përsëritet një sezon si ky sepse kemi luftuar në të tre frontet. Kemi fituar në dy prej tyre dhe tani të shikojmë ç’do të ndodhë javën tjetër. Finalja është finale dhe problemet që kemi kalojnë në plan të dytë. Nuk kemi avantazhe në Berlin, por le të shpresojmë për një prekje nga fati siç ndodh shpesh në finalet e Champions League”.

Barcelona është skuadër yjesh. Allegri e pranon këtë, por përpiqet t’i ulë me këmbë në tokë marsianët, sepse edhe Juvja e tij vlen shumë.

“Nuk jemi në ankth nga Messi apo Neymar dhe nuk e kuptoj pse duhet të jemi. Ata janë lojtarë fantastikë dhe Barcelona ka edhe të tjerë si ata. Ne duhet të jemi të qetë dhe të mos shpenzojmë energji të kota sepse përndryshe do ta kemi të vështirë në finale”.

A do të luajë Tevez kundër Veronës apo do të qëndrojë pushim për të mos rrezikuar për takimin me Barçën?

“Nuk ishte kundër Napolit, por do të jetë përballë Veronës që t’i japim mundësinë që të arrijë Luca Tonin në garën për kryegolashënuesin e sezonit. Të dy e meritojnë në fakt, edhe pse Toni meriton vëmendje të veçantë sepse askush nuk e mendonte se do të arrinte kaq shumë, për më tepër në moshën 38-vjeçare”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 3 =