This is the End of their End - Arbëria News

This is the End of their End

Nga Spartak Ngjela

 

Kur do të vijë ajo kohë kur shqiptarët të mos drejtohen më nga hajdutë që realisht janë dhe qesharakë e kalamaj në arenën ndërkombëtare?

Pse, visit vërtet mendoni ju se niveli intelektiv i shqiptarëve është ky që paraqet sot Lulzim Basha dhe Ilir Meta, dy karagjozë që ù nisen me bileta popullore të blera në treg, për të qëndruar në një nga trotuaret përballë Capitol Hillit, dhe për t’u thënë shqiptarëve se i kishte ftuar presidenti Trump në inagurimin e tij? JO, kurrë nuk është ky niveli i mendjes shqiptare sot! Por këta drejtuesë qesharakë janë uzurpatore të pushtetit politik në Shqipëri.

Deri te blerja e biletes në treg, nuk ka gjë të keqe, por kur merr përsipër të gënjesh shqiptarët e t’u thuash se je i ftuar nga Donald Trump, kur ke shkuar në inagurimin e tij si popull i thjeshtë me një biletë popullore, kjo tregon dy gjera: e para, që t’i nuk respekton, madje e urren popullin tënd që po kerkon ta qeverisesh, dhe, e dyta, që je një mendje fëminore sa  mendon se, duke  gënjyer shqiptarët  ke gënjyer edhe administratën amerikane. (!)

Të paktën Meta nuk e hëngri që të shkonte të Zëri i Amerikës, se e kishte provuar një hërë ferrin kùndershtar médiatiatik amerikan. Kurse Bashë ziu shkoi me mendjen se do të gënjejë te Zëri i Amerikes, Blendi Fefziun që bën sikur e beson në emisionin Opinion. Dhe ju e patë se si e talli gazetari amerikan kryetarin artificial të opozicionit shqiptar kur i tregoi që ai kishte qenë në inagurimin e presidentit Trump me një biletë popullore. E pra, e shikoni sesi përfundojnë kukullat e ngritura në rangun e drejtuesit të parë politik, që janë vendosur aty jo për të përfaqësuar popullin, por për të mbrojtur kurrupsionin dhe krimin shtetëror?

Gjithsesi e gjithë kjo logjikë fëminore, vjen e shfaqet edhe nga halli: që të tre, Berisha, Meta dhe Basha janë të rrezikuar nga lufta antikorrupsion në Shqipëri. Por janë kaq naive sa mendojnë që po të jenë lakej, do të pranohen nga politika e re amerikane. Domerhene, presidenti i ri amerikan, që ka ardhur në pushtet me kartën e moralitetit, do përkrahë korrupsionin shqiptar me kampionët e tij. Hajde mendje hajde!

Kot lodheni o te mjerë ! Askush që ka marrë pjesë në korrupsionin e gjatë dhe makabër shqiptar, nuk do të shpëtojë dot nga identifikimi publik dhe nga ndëshkimi penal. Zvarritja që i bëri kësaj çështjeje Berisha dhe Gjykata pseudokushtetuese ishte gjithashtu naivitet. I urrituri sheh gjithmonë në ëndërr ëmbëlsira; kurse hajduti i kapur, pret gjithmonë një tërmet që të shembet burgu.

Ja, këta jane lideret që i kanë drejtuar shqiptarët deri tani në 25 vjet rresht pas rënies së komunizmit. Ky ka qenë niveli i tyre. Por tani duhet të rrimë të qete: këta kanë ikur – ky është fundi i fundit tyre… this is the End of their End.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × four =