Tirana përmbytet në studentë...edhe bizneset mbyllin qepenat në shenjë revolte - Arbëria News

Tirana përmbytet në studentë…edhe bizneset mbyllin qepenat në shenjë revolte

Protestës së studnetëve të Tiranës i janë bashkuar dhe të rinjtë e Elbasanit të cilët kanë ardhur pak minuta më parë dhe i janë bashkëangjitur protestës që ka marrë përmasa masive.

Pavarësisht se qeveria u zbraps ditën e djeshme për VKM-në që ligjëronte tarifën për provimet e mbartura, studentët këtë të premte janë më të shumtë në numër, duke bërë që e gjithë rruga e Durrësit të bllokohet nga mijëra të rinj.

Studentët e kanë bërë të qartë se nuk do të tërhiqen derisa qeveria të plotësojë të gjitha kushtet e saj, tre nga katër prej të cilave nuk u morën në konsideratë ditën e djeshme kur Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla reagoi zyrtarisht për protestën.

Katër kërkesat e studenteve drejtuar Ministrisë së Arsimit

1. Anulimi i VKM per tarifa shtese (kerkese e plotesuar)

2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.

3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentet ne bord.

Edhe bizneset perreth “Rruges se Durresit” jane solidarizuar me protestuesit duke mbyllur qepenat.

/GazetaExpress/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 2 =