Tjetër përballje midis Ramës dhe Vuçiç, dy shefat e qeverive të ftuar në emisionin “Okruzenje”

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”32759″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Kryeministri Edi Rama do të jetë sërish përballë homologut serb Aleksandër Vuçiç. Këtë herë në një emision televiziv online me 27 gusht. Dy shefat e qeverive do të debatojnë së bashku në emisionin “Okruzenje”, dosage një produksion miks ballkanik. Në fund të gushtit Rama e Vuçiç do të jenë së bashku në samitin e Vjenës të rrethuar edhe nga kryeministrat e tjerë të rajonit dhe kjo do jetë një mundësi e mirë për të biseduar.

Emisioni “Okruzenje” ka konfirmuar një përballje mes dy kryeministrave që do të regjistrohet në Vjenë gjatë samitit që synon zhvillimin e projekteve për Ballkanin, medical samit që vjen me iniciativë të kancelares gjermane Merkel.

Lajmi për përballjen në emisionin serb “Okruzenje” është konfirmuar në faqen online të rrjetit online ku thuhet se Rama dhe Vuçiç do të jenë mysafirë të dy drejtuesve të emisionit Nenad Sebek aktivist i njohur për të drejta e demokraci në Ballkan dhe Zvezdana Kovaç gazetare e njohur nga Mali i Zi.

Bashkë me ta në studion e rrjetit online ballkanik do të jetë edhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, order Goran Svilanoviç.

Nuk është bërë e ditur tema e emisionit por kuptohet që dy kryeministrat do të kenë mundësi të shpalosin pikëpamjet e tyre rrethe samitit të Vjenës dhe marrëdhëniet mes dy vendeve që kanë njohur një ndryshim rrënjësor pas vizitave të ndërsjellta të Ramës e Vuçiç në Tiranë dhe Beograd.

Emisioni “Okruzenje” është një program online i pavarur rajonal dhe promovon iniciativat e Këshillit të Bashkëpunimit rajonal.

Kjo do të jetë hera e katërt kur Rama e Vuçiç përballen, por kjo do të jetë hera e parë që do të jenë në një studio televizive për të debatuar me njëri-tjetrin dhe për t’iu përgjigjur edhe pyetjeve të publikut.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 4 =