“Sot, page ekspertë teknikë nga Shtetet e Bashkuara bënë një prezantim në Parlamentin shqiptar mbi praktikat më të suksesshme në SHBA për hetimin e të kaluarës së zyrtarëve në qeverisje dhe udhëheqësve politikë. Prezantimi u organizua nga Ambasada e SHBA-së, search në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit të miratuar së fundi”, buy thuhet në njoftimin që ka publikuar Ambasada në facebook.
Për të mësuar disa të dhënat më shumë lidhur me ekspertët amerikan, gazetarët e “Arbëria News” kanë kontaktuar me Zyrën e Shtypit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, por përgjigja e marrë prej saj ka qenë e prerë:
“Nuk japim as një informacion”!
Po ashtu në njoftimin e publikuar thuhet se:
“Ambasada mirëpret përpjekjet e Parlamentit për të zhvilluar më tej aktet nënligjore të këtij ligji të rëndësishëm, dhe mbështet me forcë zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin”.
Arberia News