Totti fotograf, Ilary Blasi bën vertikalen në Maldive - Arbëria News

Totti fotograf, Ilary Blasi bën vertikalen në Maldive

Ish-futbollisti simbol i Romës, Francesco Totti dhe bashkëshortja e tij, Ilary Blasi, po shijojnë pushimet dimërore nën rrezet e nxehta të diellit në Ishujt Maldive.

41-vjeçari, tashmë i tërhequr nga futbolli i luajtur, ka më shumë kohë për të qëndruar pranë familjes, ndaj ka preferuar të kalojë disa ditë relaksi atje ku janë zhvendosur më së shumti “yjet” e futbollit italian.

Ilary ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të shkrepura ditët e fundit, ku në njërën prej tyre ajo shfaqet duke bërë vertikalen.

Bashkëshortja e Tottit, një emër shumë i njohur në ekranin italin, tregon se është edhe një sportiste e zonja.

20 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × four =