Tre muskëtjerët “djegin” Pallatin e Kongreseve, çfarë ndodhi në koncert

Kush shkoi në koncertin e “Tre muskëtjerëve” dhe nuk doli prej andej me zë të ngjirur dhe adrenalinën në maksimum! E pamundur të rrije në karrige.

1

Sepse çunat dinë me të vërtetë të bëjnë spektakël. Kishte vite që të tre patën shprehur dëshirën të mblidheshin edhe një herë në skenë dhe më në fund erdhi momenti. Mbrëmjen e së hënës, në Pallatin e Kongreseve, Elton Deda, Redon Makashi e Aleksandër Gjoka risollën edhe një herë për publikun këngët e tyre më të bukura, por në një formë të re.



 

Tre rrokerët u shoqëruan nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, çka u dha një dimension tjetër këngëve. Gjithçka nën skenografinë e realizuar nga Fatmir Minga dhe një ndriçim spektakolar.

Programi ishte përzgjedhur në mënyrë të atillë, që të ndërthurte më të mirat e të tre këngëtarëve, nga melankolia e Redon Makashit, që dukej sikur ndolli shiun e së nesërmes, tek pop rroku i Elton Dedës dhe Aleksandër Gjokës. Për rreth dy orësh këngëtarë e publik kënduan së bashku këngë, si “Zemra e një gruaje”, “Dikur luaja me ndjenjën e saj”, “Ditë dimri”, “Nuk kërkoj tjetër njeri”, “Dhimbje lë pas”, “Qyteti i vjetër”, “Të pranoj si je”, “Dashurisë së shkuar”, “Zilja ra” etj.

Edhe pse këngë të kënduara e rikënduara, dukej se publiku kishte sërish mall për to. Salla ishte e mbushur plot jo vetëm me publik, që e kaloi rininë me këngët e tre artistëve, por edhe mosha më të reja, të cilët gjejnë në muzikën e “Tre muskëtjerëve” atë që i mungon tregut të sotshëm muzikor, të mbingopur me këngë komerciale.

Dhe kush thotë se kolegët janë xhelozë për njëri-tjetrin?! Të parët që u “shfrenuan” në koncert ishin pikërisht këngëtarë, si Aurela Gaçe, Rovela Dilo, Dashnor Diko, Kejsi Tola, Olta Boka, Rosela Gjylbegu, etj., që nuk vonuan të postonin fotografi nga salla nëpër rrjetet sociale.

Për të mos folur më tëj për publikun e “zakonshëm” që e “dogjën rrjetin” me fotografi e video. Një ngjarje e vërtetë artistike në Tiranë, e cila e meritonte një natë të dytë.

Shitja e menjëhershme e biletave, edhe pse me çmime të kripura (4-5 mijë lekë), la jashtë shumë të pakënaqur. Por çunat e kanë menduar kështu. Në muajt në vijim ata do të nisen në turne në Prishtinë, Athinë, Romë etj

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + 18 =