Trukimet në Superligën shqiptare nuk kanë të ndalur, klubi i Kamzës denoncon skandalin - Arbëria News

Trukimet në Superligën shqiptare nuk kanë të ndalur, klubi i Kamzës denoncon skandalin

Sot do të luhet ndeshja e radhës  mindis Kamzës dhe Laçit .Klubi i Kamzës, në faqen e saj zyrtare ka shpërndarë një akuzë të rëndë për sa i përket gjyqtarit që pritet të gjykojë ndeshjen e sotme.

Ata akuzojnë Grimën se ka tentuar të blejë lojtarët dhe gjyqtarin Hamiti. Ata shprehen se ndaj tyre janë thirrur skenarë te zeza. Ja deklarata e plotë:

Skandal
Arbitri Hamiti qe disa jave me pare na masakroi ne Korçe vjen serish te na arbitroi ndaj Laçit…
Hamiti nga Lezha, komshi i shkodraneve, duhet te kaloj nga Laçi qe te mberrij ne Tirane qe te na arbitroi ne.
Jane thurur skenare te zeza ndaj Kamzes. Por Kamza luan ne fushe dhe s’merret me matrapazet drejtues nga Shkodra qe kujtojne se blihemi me para. Respekt per sportedashesit e vertete shkodran, por jo per sekseret qe e shkatarruan ekipin e tyre e tani duan te bejne te njejten gje me ekipin tone.
Me ne krye Grimen, hajdutin me çizme qe ndervite ka bere pazare me porten e tij, kane ofruar leke per te blere lojtaret tane. Por nese Grima shitet me para dhe ka nje çmim, Kamza nuk ka çmim dhe eshte e pashitshme.
Ftojme tifozat te na perkahin.
FORCA KAMZA

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 3 =