Trump, detaje mbi ndërtimin e murit me Meksikën - Arbëria News

Trump, detaje mbi ndërtimin e murit me Meksikën

Deri më tani jane përzgjedhur 4 kompani  për ndërtimin të murit në kufirin me Meksikën.

Ato do të jenë prej betoni, 9 metra të gjata e po kaq të larta dhe do të ndërtohen gjatë muajve në vijim.

Zyrtarët kompetentë do të shpenzojnë pas kësaj deri në 2 muaj kohë për të testuar fortësinë e mureve dhe rezistencën e tyre ndaj goditjeve me mjete të lehta. Kontratat e firmosura vlejnë deri në 500,000 dollarë secila. 

Ngritja e një muri që të zgjatet në të gjithë kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara ishte njëri prej zotimeve më të rëndësishme të miliarderit njujorkez gjatë fushatës presidenciale të 2016-s.

Prototipet, sipas zv.shefit të Mbrojtjes Kufitare dhe Doganore në SHBA, Ronald Vitiello do të ndihmojnë në përmirësimin e standardeve të strukturës aktuale ekzistuese. 

“Testimi do të marrë në shqyrtim elemente si përshkueshmëria e murit, rezistenca ndaj goditjeve dhe mundësia e kapërcimit. Nuk do të bëhen prova balistike, të jemi të qartë. Thjesht do të tentohet çarja e tij me mjete dore për të parë sesa i qëndrueshëm është”, tha Vitiello.

Urdhri për ndërtimin e prototipeve pritet të jepet brenda disa javësh, e nga ai moment kompanitë përgjegjesë do të kenë 30 ditë në dispozicionin për të përfunduar punën e marrë përsipër. 

Më shumë se 200 firma besohet të kenë treguar interes për barrierën e të kenë paraqitur projektet e veta mbi murin e propozuar nga Trump. Vitiello e pranoi se nuk ia ka idenë nëse kontraktuesit e përzgjedhur kishin ndonjë eksperiencë të mëparshme në ngritje muresh.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 8 =