Në deklaratën e policisë së Dorset të enjten mbrëma shkruhet: “Trupi i sjellë në Portland Port, të enjten me 7 shkurt 2019, është identifikuar zyrtarisht dhe është i futbollistit profesionist Emiliano Sala”.

Familja e z.Sala dhe e pilotit David Ibbotson janë njoftuar me këtë lajm dhe do të vazhdojnë të mbështeten nga oficerët e trajnuar posaçërisht për familjet në këto raste. Mendimet tona mbeten me ta në këtë kohë të vështirë.

“Operacioni i kërkim shpëtimit ishte i pasuksesshëm në gjetjen e avionit dhe dy personat. Pas kësaj, ekipet kërkimore të AAIB të financuara privatisht u vendosën në zonën përkatëse. Duke përdorur pajisje të specializuara, ekipet arritën ta gjenin dhe identifikonin aeroplanin dhe gjetjen e trupit të z.Sala”, thuhet në njoftim