Tsipras: Negociatat me Shqipërinë të vështira, çelja e bisedimeve me BE nuk varet nga ato - Arbëria News

Tsipras: Negociatat me Shqipërinë të vështira, çelja e bisedimeve me BE nuk varet nga ato

Samiti i Sofjes, mes liderëve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit perëndimor ishte ndër të tjera edhe një mundësi për të hedhur pak më shumë dritë mbi marrëdhëniet e vendeve të rajonit. Kështu kryeministri grek Aleksis Tsipras u prononcua për mediat në një konferencë shtypi mbi negociatat me Shqipërinë. Ai tha se ato po vazhdojnë, por i karakterizoi si tepër të vështira. Tsipras madje tha se me Shqipërinë po zgjidh çështje që nga Lufta e Dytë Botërore:

“Duhet te keni parasysh se me Shqipërinë po zgjidhim çështje nga Lufta e 2 Botërore, kemi ende ne fuqi Ligjin e Luftës, kemi temën e zonave ekonomike që është shumë e rëndësishme dhe një sere temash te tjera, midis tyre dhe të drejtat e minoritetit grek. Jemi në rrugë të mbarë. Jam (nuk do përdor fjalën -i sigurt) por shumë optimist që mund të kemi rezultat pozitiv dhe në këto negociata deri në fund të qershorit.”

Në fjalët e përmbledhura nga lapsi.al, Tsipras ka sqaruar se çelja e negociatave Shqipëri-BE nuk varen vetëm nga marrëveshja me Greqinë, pasi ka shtete që nuk janë bindur për Shqipërinë, në ndryshim nga vetë helenët.

“Nëse Shqipëria merr dritën jeshile për çeljen e negociatave nga BE, është një procedurë që nuk varet vetëm nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë. Është një çështje e rajonit dhe më gjerë, e cila do na mbajë dhe më shumë të angazhuar sa më shumë i afrohemi Samitit të qershorit, por ka disa shtete që kanë vlerësim ndryshe ndaj kësaj”, bëri me dije ai.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + fifteen =