U vetëvar në burgun e Rrogozhinës, Berisha bën politikë me vdekjen: E quajtën kriminel për një dozë hashashi

Për ish-Kryeministrin Sali Berisha, vetëvrasja mbrëmjen e sotme në burgun e Rrogozhinës e 22 vjeçarit Estref Halili është një akt i shtyrë nga shteti policesk.

Përmes një postimi në Facebook, ish-Kryeministri Berisha argumenton se “arrestimi i tij vetëm për një dozë të vogël hashashi, e çoi 22 vjeçarin drejt aktit fatal”

Po citojmë postimin e Berishës në rrjetin social:

Nje vetevarje tjeter shteterore ne burgun e Rrogozhines!

Te dashur miq, mediat informojne se 22-vjeçari Estref Halili i dha fund jetes se tij ne qelite e zeza te burgut te Rrogozhines ku vetevrasjet jane bere jo te rralla. Estrefi ishte arrestuar nga policia më 23 dhjetor 2016 në fshatin Kolonjë të Lushnjes pasi në makinë iu gjet një dozë e vogël kanabisi dhe një thikë. Më pas, më 26 dhjetor ai u transferua në burgun e Rrogozhinës.

Estrefi u gjet sot në tualetin e burgut të Rrogozhinës i varur me xhaketë në dritare. Të riut iu dha ndihma e parë nga të burgosurit e tjerë dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Duke shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se Estrefit, denoncoj vdekjen e tij si nje akt vetevarje te nxitur nga shteti policesk. I bej thirrje prokurorise te nise menjehere hetimin dhe te vendose para ligjit te gjithe ata zyrtare, qe me veprimet apo mos veprimet e tyre shtyne, nxiten te riun qe t’i japi fund jetes se tij ne burgun e Rrogozhines! 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 − 7 =