U vodh apo e zhdukën këtë pikturë nga Muzeu i Beratit?! - Arbëria News

U vodh apo e zhdukën këtë pikturë nga Muzeu i Beratit?!

Kastriot Dervishi

Jorgji Trifonidhis, Skënderbeu në Berat
Këtë pikturë e kam parë në fillim të viteve 1990 në Muzeun Historik të Beratit. Pas viteve 1990 kjo pikturë u zhduk nga fondet e muzeut. Për këtë pikturë kemi dëshmi shkrimin e ish drejtorit të muzeut Myslim Hotova në gazetën “Zeri i Popullit” më 15 janar 1988. “Një pikturë e re për Skënderbeun. Vepër e një arvanitasi nga Berati. Veper e Jorgji Trifonidhi” dhe foton e saj të gjetur rastesisht në internet.
Piktura Skënderbeu në Berat e piktorit arvanitas Jorgji Trifonidhis, e punuar në kanavace me teknikën e vajit, me përmasa 55 x 38 cm, në sfondin e të cilit është lagjja Mangalem ka qënë dhuruar nga Pandi Kreka nga Elbasani, Muzeut Historik të Beratit në vitin 1987. Këtë pikturë z. Kreka ia kishte falur si kujtim familja ku jetonte, në Athinë, kur u largua prej saj nga vjeshta e vitit 1925. Në pjesën e poshtme të pikturës është shkruar në greqisht: “Jorgos Kastriotis riemëruar Skënderbej Mbreti i shqiptarëve”. Ndërsa me gërma të vogla, në greqisht : “Vepër e Jorgji Trifonidhis”. Zoti Hotova, shkruan se kjo veper është 150 – 200 vjeçare dhe se Jorgji Trifonidhis është nga Berati.
Por së fundmi nga materialet e gjetura del se kjo nuk është krijim i Trifonidhit por një kopje e saktë e pikturës së artistit të rilindjes shqiptare Theohar Gjini (1880-1956) i cili krijoi në Paris dhe Bukuresht në fillim të shekullit të XX-të. Jorgji Trifonidhis e ka kopjuar saktësisht dhe në sfond ka vendosur peisazhin e Beratit. Vendosja e peisazhit të Beratit tregon se autori në rastin më të mirë, ose porositësi i saj janë nga Berati.
Vepra e Theohar Gjinit “Skenderbeu mbi kalë” u realizua në kartë postale nga Kel Marubi në studion e tij në fillim të shekullit XX-të. Në kartoline shkruhet: “Skënder-Beu- Kastrioti, Mbret i Shqipërisë”. Trifonidhis e ka realizuar pikturën nga kartolina madje duke kopjuar edhe tekstin e kartolinës duke e shkruar në gjuhën greke. Edhe pse ishte një realizim nga piktura e Theohar Gjinit ajo ishte një vepër me vlera që i kushtohej heroit tonë kombëtar e realizuar 100 vjet më parë dhe me vlera per fondin e historisë së artit në Berat.

Image may contain: 1 person
No automatic alt text available.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × three =