UEFA përjashton Skënderbeun për 10 vjet dhe e gjobit 1 milion euro - Arbëria News

UEFA përjashton Skënderbeun për 10 vjet dhe e gjobit 1 milion euro

Futbolli në Shqipëri ka marrë një goditje të fortë. UEFA ka përjashtuar Skënderbeun për 10 vite nga kompeticionet europiane.

Përveç përjashtimit nga kompeticionet europiane, Skënderbeut i shtohet edhe një gjobë e majme, prej plot 1.000.000 eurosh.

Lidhur me këtë lajm, Klubi i Skënderbeut ka dalë me një reagim zyrtar mbi kërkesën e inspektorëve të komisionit të Disipilinës drejtuar komisionit të Apelit në UEFA.

“Duke marrë shkas nga lajmet më të fundit të publikuara sot në mediat sportive mbi ekzistencën e vendimit të UEFA-s për dënimin e klubit të Skënderbeut, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ dëshiron te informoje opinionin publik, se nuk ka aktualisht ndonjë vendim të trupave gjykuese, disiplinore të UEFA-s për klubin e Skënderbeut”, thuhet në njoftim.

Më tej klubi shpjegon se dokumenti i publikuar nuk është aspak vendimi përfundimtar, por kërkesa për gjykim e inspektorëve të disiplinës së UEFA-s, drejtuar trupës së apelit, të komisionit të disiplinës dhe etikës në UEFA.

“Duam të qartësojmë se ky është një apelim i inspektorëve ndaj vendimit të marrë pothuajse dy vite me parë ndaj Skënderbeut në bazë të nenit 34(3) të statutit të UEFA-s dhe jo një çështje e re kundër klubit. Kjo procedurë është konform nenit 29/3 të kodit të disiplinës së UEFA-s, gjithashtu ju bëjmë me dije se kemi të bëjmë me një çeshtje disiplinore në proces për të cilën nuk është caktuar ende një seancë dëgjimore.

KF Skënderbeu është njohur me kohë me këtë akuzë të inspektorëve të disiplinës. Sektori juridik i KF Skënderbeu po ndjek proçedurat e nevojshme juridike për çështjen në fjalë dhe shprehim sigurinë tonë që çështja do të mbyllet me sukses”, përfundon reagimin e tij KF Skënderbeu./noa.al/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + twenty =