UNICEF: Rreth 12 për qind të grave që hyn në Maqedoni është shtatzëne - Arbëria News

UNICEF: Rreth 12 për qind të grave që hyn në Maqedoni është shtatzëne

emigrant-640x360

Numri i grave dhe fëmijëve emigrantë të cilët kalojnë nëpër Maqedoni gjatë tre muajve të fundit është rritur për tre herë, sick publikoi sot Zyra e UNICEF-­it në Shkup. Sipas tyre, unhealthy për çdo ditë në shtet kalojnë rreth 3.000 emigrantë, online prej të cilëve një e treta janë gra dhe fëmijë. Rreth 12 për qind të grave janë shtatzëna.

Duke iu referuar numrave nga Ministria e Punëve të Brendshme, prej UNICEF­-it potencojnë se 80 për qind nga migrantët janë nga Siria, pesë për qind nga Afganistani dhe edhe pesë për qind nga Iraku.

“Nga qershori i vitit 2015, më shumë se 52.000 persona janë regjistruar në Qendrën për pranim në kufirin në Gjevgjeli pas hyrjes nga Greqia. Vlerësohet se po aq është numri i atyre që tranzitojnë nëpër vend pa u regjistruar”, njofton UNICEF-­i në kumtesë. Prej aty theksojnë se dërgojnë balona me ujë prej 30 mijë litrave dhe dy stenda prej 72 metrave katrorë.

“UNICEF­-i me kujdes e ndjek situatën në terren dhe punon me autoritetet lokale që të sigurojë mbrojtje të fëmijëve”, thuhet në kumtesë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 16 =