Ura me të frikshme në botë, qëndron e varur 300 metra mbi kanion - Arbëria News

Ura me të frikshme në botë, qëndron e varur 300 metra mbi kanion

Ura e Geierlay, është kthyer në një nga vendet më tërheqëse në Gjermaninë Perëndimore, duke pritur mijëra turistë të guximshëm çdo ditë, falë pikëpamjeve të saj marramendëse gati 300 metra mbi kanion.

Vizitorët pa frikë e kalojnë mbi urën 1,200 metra të gjatë, e cila qëndron e varur në litarë, duke marrë pamje të mahnitshme mbi pemët në kanionin Geierley.

Ura është vendosur në një pyll piktoresk mes qyteteve të Morsdorf dhe Sosberg, pranë kufirit të Gjermanisë me Luksemburgun.

krijimi i saj ishte ishte ideja e zyrtarëve lokalë, të cilët kërkonin mënyra për të joshur më shumë turistë në rajon dhe për të mbështetur bizneset lokale.

Pesë vjet më vonë, projekti u ringjall dhe një tjetër realizueshmëri u nis , këtë herë me rezultate më të mira.

Ndërtimi i saj u bë në një kohë rekord, mjaftuan vetëm 130 ditë që ajo të ishte gati.

Ndërsa ura është tërheqja kryesore e këtij vendi, bosët e turizmit po e përdorin atë për të nxitur 4 milje ecje në këtë rajon.

Studimi i fizibilitetit është shprehur se ura tërheq 170,000 vizitorë në vit ndërsa zyrtarët shpresojnë që 50,000 prej tyre të jenë mysafirë, që të kalojnë natën në hotelet e zonës, gjë që do ti dhurojë ekonomisë së vendit një shumë prej 2.5 milion euro.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × one =