Urdhëri i ri, 2 herë në vit kolaudimi i mjeteve të trasportit publike - Arbëria News

Urdhëri i ri, 2 herë në vit kolaudimi i mjeteve të trasportit publike

autobusat-e-tiranes-se-re-320x205-905x395

Forcohen rregullat për kontrollin e mjeteve të transportit publik. Urdhëri më i ri është hartuar nga Ministria e Financave për mjetet e transportit taksi, web furgonët dhe autobusët, ampoule të cilët do të jenë  të detyruar do të kryejnë dy herë në vit kontrollin teknik.
Në urdhër thuhet se këto mjete rrugore, salve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, duhet të plotësojnë edhe kushtet e tjera, që lidhen me sigurinë e udhëtarëve dhe komoditetin e udhëtimit të tyre si të kenë të instaluara kompletin e pajisjeve për situata emergjente (fikse zjarri, çekiç për thyerje xhamash, etj.) sipas manualit të prodhuesit. Autobusët, të cilët kryejnë transportin e udhëtarëve në linjat qytetëse, rrethqytetëse, ndërqytetëse, linjat e transportit ndërkombëtar dhe shërbimet e transportit të rastit/turistik të udhëtarëve, (ndërkombëtar dhe brenda vendit), duhet që përveç derës së drejtuesit të autobusit, të kenë minimalisht dy dyer, përfshirë daljen e emergjencës.
Sipas urdhrit të ri, edhe pamja e jashtme e autobusëve duhet të jetë e pastër, pa njolla e deformime apo shtypje të mbulesës së tyre dhe me ngjyrën sipas lejes së qarkullimit.
Mbi autobus nuk lejohet të vendosen më postera reklamash apo dhe shkrime të tjera, përveç emrit të subjektit transportues. Në urdhër saktësohet se pamja e jashtme dhe e brendshme e autobusit është subjekt për përftimin e aktvlerësimit për plotësimin e kushteve në komoditetin e autobusëve në transportin e udhëtarëve. Hapësira e brendshme e autobusit të jetë e pastër nga ana higjienike dhe me komoditetin e prodhimit

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + 4 =