Urdhri i Infermierit, 800 infermierë i nënshtrohen provimit të shtetit - Arbëria News

Urdhri i Infermierit, 800 infermierë i nënshtrohen provimit të shtetit

Ditën e sotme 800 infermierë iu nënshtruan provimit të shtetit, për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit. Kreu i Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi kërkon që procesi të jetë sa më transparent dhe e sheh si alternativë më të mirë seleksionimi të të punësuarve në nivel rajonal.

“Ky portal duhet t’i shërbejë sa më shumë rritjes së standardit dhe transparencës së punësimeve sipas rajoneve. Problemet në punësimin e infermierëve në situatën aktuale që jemi, i kemi kryesisht në rajone, në zonat e thella të rajoneve”, tha Sabri Skënderi.

Si motivim të vetëm që infermierët të pranojnë punësimin në vendet e thella rurale dhe të mos shohin si mundësi largimet në shtete të tjera, Skënderi sheh me prioritet rritjen e pagave për këtë kategori.

Një praktikë të tillë, qeveria e ndjek me punësimin e mësuesve. Për bluzat e bardha kjo është risi dhe autoritetet shëndetësore pretendojnë se në këtë mënyrë do të eliminohet çdo favorizim për punësimin e infermierëve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + 17 =