Vajza e Lasgushit rrëfen takimet e poetit me poeten 30 vjeçare - Arbëria News

Vajza e Lasgushit rrëfen takimet e poetit me poeten 30 vjeçare

Rreth viteve 1974-1975, kur im atë ishte rreth 76 vjeç, në shtëpinë tonë, në Pogradec, kish filluar të vinte, gati çdo ditë, një vajzë e re rreth të tridhjetave, që shkruante poezi. Bisedonte me babain tim dhe ajo nuk ngopej duke shijuar nga goja e tij gjithë ato sekrete të asaj mrekullie hyjnore, që quhet POEZI.
Ishte kulmi i terrorrit komunist. Komplote, arrestime, luftë klasash etj.
Një dita vajza erdhi dhe shumë e shqetësuar dhe me sytë gati me lot i tha:
– Nuk do të vij më tek Ju mjeshtër!
– Po pse – ju përgjigj i pikëlluar im atë
– Po ja – tha vajza me shume ndrojtje – komshinjtë kanë filluar të flasin dhe thonë që ne të dy bëjmë dashuri.
– Sa bukur e paskan thënë! – tha im atë i çuditur – mendova se kishin thënë që po bëjmë komplot. Po a ka gjë më bukur në botë se sa dashuria!!??

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × four =