Varrosen në fshatin Dragoti 573 ushtarë grekë të rënë në luftën greko-italiane - Arbëria News

Varrosen në fshatin Dragoti 573 ushtarë grekë të rënë në luftën greko-italiane

Një funeral është mbajtur ditën e premte në fshatin Dragoti për 573 ushtarë grekë të vrarë në vitet 1940-1941 gjatë luftës greko-italiane. Kërkimi për eshtrat e ushtarëve filloi në janar, dhe deri tani janë zbuluar mbetjet e 700 prej tyre. Në ceremoninë e së premtes ishte i pranishëm ambasadori grek në Shqipëri Eleni Sourani, si dhe disa zyrtarë vendas. Ushtarët, te cilët u vranë në afërsi të fshatit grek Kleisoura, ishin varrosur kuturu nga forcat italiane.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − twelve =