Vatra ripublikon kanunoren e 1927 - Arbëria News

Vatra ripublikon kanunoren e 1927

Me 18 Janar 2017 me inisiativen e ish-kryetarit te VATRES patriotit te kombit shqiptar Dr. Gjon Bucaj u riprintua Kanunorja origjinale dhe amamdnamentet e organizates Federata PanShqiptare te Amerikes VATRA. Kanunorja e VATRES e printuar per here te pare ne vitin 1926 eshte dokumenti I vetem I nje organizate te rendesishme si VATRA qe vazhdon te qendroje I pandryshushem pasi eshte bazuar ne themelet e lirise dhe demokracise Amerikane. Kanunorja e cila ka 79 nyje (nene) eshte shkruar nga koloset e kombit shqiptar si Fan S. Noli, Faik Konica, Sotir Peci dhe dhjetera patriote shqiptare qe e donin kombin Shqiptar te lire, me institucione demokratike dhe te udhehequr nga ligji I se drejtes. Kanunorja ka vetem 18 amendamente qe jane shtuar vetem qe ti pershtaten kohes pa ndryshuar asnjehere nenet e Kanunores origjinale.
Dr. Gjon Bucaj shperndau kanunoren te gjithe anetareve te VATRES te shoqeruar nga nje leter qe shpjegon rendesine e ketij dokumenti historik te Kombit Shqiptar qe do vazhdoje rrugen e tij ne shekujt qe vijne.

Po ju percjellim disa nene te Kanunores :

Kjo Federatë u themelua dhe u vendos për këto qëllime dhe me këtë program:
Nyje 1. Të rritë në mes Shqiptarëve të Amerikës dhe me anë të tyre në mes Shqiptarëve të Shqipërisë shpirtin e ndihmës në mes tyre dhe të dashurisë për kombësinë e tyre me konferenca popullore dhe botimesh.
Nyje2. Të rritë mes tyre nderimin dhe dashurinë për kanunet dhe
institutat e SHBA edhe të forcojë marrëveshjet e miqësisë mes qytëtareve amerikanë dhe Shqiptarëve.
Nyje 5. VATRA nuk duhet të merret me politikë.
Nyje7. Një njeri që beson në përmbysien e Qëverisë Amerikane me mjetë revolucionare ose kriminale, ose të pakanunëshme në cdo mënyrë që të jetë nuk pranohet si anetar i VATRES dhe ne qoftëse ka qëne pranuar nga lajthtia or mosdija e zyrtarit emeri i tij do të shuhet nga lista e anëtarve.
Nyje 9. Nje njeri sado i ndershëm të jetë, ne qoftë se ka zakon të
kundershtojë kurdoherë, të grindet e të shaje zyrtaret e Federatës dhe me sjelljen dhe fjalen e tij të ftohtë e të largoje njerzit nga VATRA dhe t’a kllase shoqërine ne harxhe duke shumëzuar e duke zgjatur mbledhjet , nje njeri i këtille nuk pranohet si anetar; ose në qoftëse u pranua do të shuhet nga lista antareve.

Amendment (Shtesa) 4
ANËTARËT
(Nenet 6-9)

a. Anëtar i Vatrës mund të kërkojë të bëhet çdo shqiptar dhe çdo dashamirës i shqiptarëve, që banon në SHBA ose në Kanada, që është 18 vjeç e lartë, që ka sjellje të mirë dhe që është i përgjegjshëm para ligjit. Anëtarët duhet të jenë tolerantë, të respektojnë mendimet dhe idetë e të tjerëve, dhe të besojnë në parimet e rregullat e demokracisë dhe t’a ndiejnë nevojën për të ndimuar çështjen kombëtare me anë të Vatrës.

b. Për t’u bërë anëtar i Vatrës përsoni mund të aplikojë direkt në zyrën qëndrore ose në një zyrë dege që ai ka më afër. Aplikimi bëhet duke dërguar fletë-regjistrimin të plotësuar me shkrim dhe të shoqëruar me pagesën vjetore të anëtarësisë. Kur përsoni pranohet anëtar, ai njoftohet dhe porositet të zhvillojë aktivitetin si vatran/e në degën më të afërt.

c. Një person me tendenca revolucionare që beson në përmbysjen me rrugë të paligjëshme të qeverisë amerikane, shqiptare ose të qeverisë së vendit ku jeton, nuk pranohet si anëtar i Federatës Vatra dhe, në qoftëse ka qenë pranuar nga mungesa e informacionit ose pakujdesia e zyrtarit, përjashtohet nga antarësia.

d. Një përson që ka qenë komunist dhe që vullnetarisht ka bashkëpunuar me sigurimin e shtetit (gjykatës, prokurorë, hetues), apo me shërbimet e armiqvet (si UDB-a), dhe ka ndimuar në përndjekjet dhe torturat kundër njerëzve të pafajshëm, nuk pranohet në Vatër dhe, në qoftë se është pranuar gabimisht, do të hiqet nga lista e anëtarëve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + nine =