Vdes Delia Kurpejoviq, mjeshtri i valleve shqiptare - Arbëria News

Vdes Delia Kurpejoviq, mjeshtri i valleve shqiptare

Vdiq korreografi i mirënjohur i valleve shqipe dhe punëtori i palodhur i kulturës Delia Kurpejoviq. Ai ndërroj jetë në moshen 77 vjeçare në banesen e tij në Rozhajë. Deliu ka qenë udhëheqes artistik shumëvjeçar në SHKA ” Vrello Ibar” dhe për disa vite me radhë ka qenë mësimdhenës i edukatës muzikore dhe edukas fizike dhe përkrahes i pashoq i shkollës shqipe në Dacaj të Rozhajës.

Në shënimin e 50 vjetorit të shkollës shqipe në Dacaj, më 26 shtator 2017, nga ky institucion arsimor Deliu u nderua me mirënjohje të veçant për kontributin e pashoq në edukimin dhe arsimim e nxënësve të Malësisë së Rozhajës.

Ishte shumë aktiv në organizimin e Lojrave tradicionale të Rugovës për sa kohë u bajtën në Qafën e Hajles. Ish nxënësit dhe koleget e Deliut ndjejnë dhëmbje për humbjen e bashkëpunëtorit dhe kolegut të ndjerë. Ai do të kujto gjithmonë nga ne si shok besnik, punëtor i palodhshem arsimt, i kulturës dhe sportit. Shpirti i tij pushoftë në parajsë. /Ali Daci

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − 8 =