Vdes Keith Emerson legjenda e tastierës

Emo-Nearfest_06-650x358

Legjenda botërore e tastierës, britaniku Keith Emerson, bashkëthemelues i trios rok, Emerson, Lake dhe Palmer, vdiq dje në shtëpinë e tij në Kaliforni, ndërkohë që policia po e trajton çështjen si një mundësi vetëvrasjeje.

Faqja në Facebook dhe menaxheri i tij e konfirmuan vdekjen. Emerson ishte 71 vjeç.
Bateristi Carl Palmer shkroi për mikun e tij të grupit në faqen e tij personale në internet.
“Keith ishte një shpirt i ndjeshëm, dashuria e të cilit për muzikën dhe pasioni për performancën në tastierë do të mbeten të pakrahasueshme për vitet që vijnë”, shkruajti Palmer.
“Emerson ishte pionier dhe inovator i rokut dhe xhazit”, shtoi ai.
‘Vdekja e tij në Santa Monika po hetohet si vetëvrasje”, tha ndërkohë një zëdhënës i policisë.
I krijuar në vitin 1970 nga Emerson dhe Palmer me Greg Lake, Emerson, Lake dhe Palmer realizuan tetë albume, përfshirë hite si ”Lucky Man”. Grupi u nda në 1978, por u bashkua gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 1 =