Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” këngëtarit Albano Carrisi - Arbëria News

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” këngëtarit Albano Carrisi

1474039612w5v4z5f3

Këngëtari i njohur italian me shtetësi shqiptare, seek Albano Carrisi, buy është nderuar nga Bashkia e Tiranës me Çelësin e Qytetit.

Ai u prit sot nga kryetari Erion Veliaj, i cili i dorëzoi atij çmimin në shenjë mirënjohjeje për kontributin që ka dhënë jo vetëm në jetën artistike dhe kulturore në vendin tonë, por edhe në lidhjet e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kryetari i bashkisë e falenderoi këngëtarin për vizitën e tij në Shqipëri dhe për faktin që ai ka zgjedhur pikërisht Tiranën për të mbajtur koncertin e radhës.

Albano Carrisi ka ardhur në Tiranë me ftesë të shoqatës kulturore “Al Bano Carrisi” dhe do të mbajë nesër në orën 18:30 një koncert në sheshin “Nënë Tereza”.

Koncerti organizohet me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, 20-vjetorit të shoqatës, si dhe të 27-vjetorit të organizimit të koncertit të parë që këngëtari dha me bashkëshorten Romina Power, më 17 shtator të vitit 1989 në Tiranë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four − four =