Vendi ku djali hodhi trupin e babait pasi e vrau, i ngatërroi qëllimisht policët (FOTO) - Arbëria News

Vendi ku djali hodhi trupin e babait pasi e vrau, i ngatërroi qëllimisht policët (FOTO)

Keto janë fotot ku mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes, ku djali pasi vrau babain me çekiç, trupin ia hodhi në liqen ne Tirane.

Trupi i pa jete eshte hedhur ne një përrua në skajin lindor të liqenit të Farkës me bimësi të shumtë por me pak ujë. 23-vjeçari pasi e vrau të atin me çekiç duke e goditur disa herë në kokë, e hipi në një makinë dhe e transportoi mbrëmjen e 22 dhjetorit pikërisht në këtë zonë që shihni në foto.

Por pasi u arrestua nga policia, Selman Aliaj iu tha efektivëve të grupit hetimor se babai mund të ishte mbytur në liqen, duke i çuar larg zonës ku e kishte hedhur trupin e pajetë.

DËSHMIA
Policia e mori njoftimin për ngjarje nga djali tjetër i viktimës A. Aliaj. Ai njoftoi policinë duke i thënë se vëllai u grind me babain dhe të dy ikën nga banesa. Policia ka shkuar dhe në oborr ka gjetur shenja gjaku. Është bërë shoqërimi i Selman Aliajt në polici, i cili ka thëne se është grindur me babain por nuk ka dijeni se ku ndodhet ai.

“Ndoshta mund të jetë mbytur në liqen ka thënë”, 23-vjeçari. Pas kontrolleve 2 ditore policia ka gjetur trupin e viktimës pranë liqenit të Farkës si dhe mjetin e krimit të fshehur në oborrin e banesës së autorit. /lajmifundit.al

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + seventeen =